Ndërron jetë në moshën 46-vjeçare ish-balerina dhe moderatorja shqiptare, Hueyda El Saied
November 23, 2021Është ndarë nga jeta në moshën 46-vjeçare, artistja e njohur shqiptare Hueyda El Saied.
Hueyda El Saied, 46 vjeç, ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë nga e cila vuante prej kohësh.
Artistja është ndarë nga jeta mëngjesin e ditës së sotme.
Së fundmi Huyeda jetonte në Luksenburg së bashku me të birin, Gabriel dhe partnerin e saj, me të cilin pak kohë më parë ishin martuar.
El Sayed ishte balerinë, moderatore, spikere lajmesh dhe piktore. Disa nga programet që ka prezantuar janë: ‘Një këngë për ty’, ‘7 nga shënimet e mia dhe Kioska’dhe ‘Në restorant’.
Hueyda ka lindur në Tiranë dhe është një përzierje e Sudanit dhe gjakut shqiptar.
revista.one/