“Ndërro partnere, se ma ke sjellë në majë të hundës”, kriset lidhja e Ilnisës me Meritonin

“Ndërro partnere, se ma ke sjellë në majë të hundës”, kriset lidhja e Ilnisës me Meritonin

February 3, 2024 0

Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi kanë debatuar me njëri-tjetrin mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Shkak i zënkës së dyshes është bërë moderatori, i cili nuk i ka kushtuar vëmendje gazetares gjatë gjithë ditës, duke zemëruar Ilnisën, e cila i tha që të gjejë partnere tjetër pasi nuk do të kërcejnë së bashku në sfidën që iu ka dhënë “Vëllai i Madh”.

Pjesë nga debati:

Meritoni: O rrush për çfarë je mërzit

Ilnisa: Jam duke të ardhur ty mbrapa gjithë ditën që mos të mërzitesh ti. Po ik o burrë vazhdo jetën tënde

Meritoni: Qetësohu mos u mërzit pa lidhje

 Ilnisa: Po s’më mërzit dot ti mua, thjeshtë s’do kërcejmë bashkë

Mëritoni: Ok

Ilnisa: Siç ja respektoi Eglës dëshirën do ma respektojë edhe mua, kaq e thjeshtë

Meritoni: Pse çfarë ke?

Ilnisa: S’dua të kërcej me ty

Meritoni: Ok, unë e kam më të lehtë

Ilnisa: Çfarë? Pse çfarë të duket vetja se je ti? Çfarë të rren mendja?

Meritoni: Pse çfarë ta merr mendja se je ti? Pse nervozohesh në sekonda ti?

Ilnisa: Ik ore se ma ke sjellë në maje të hundës. Shko nesër

Meritoni: Pse ta kam sjellë në maje të hundës?

Ilnisa: Dol pa lidhje

Mëritoni: Çfarë po thua o karamele

Ilnisa: Karamelja mbahet në gojë

Meritoni: Çfarë ke? Pse s’rrin rahat për qef, të bësh shaka

Ilnisa: Me kë të bëj shaka, shikon ndonjë që të bëj shaka

Meritoni: Është problemi jot, Ilnisa ndro qasje

Ilnisa: Ndro partneren

Meritoni: Me shumë kënaqësi.

Dy ditë më parë, Ilnisa mbeti e prekur nga debati me Riken. Ilnisa shpërtheu në lot dhe i tha Meritonit se për të ai tani është thjesht shok dhe “kaluan bukur për aq kohë që kaluan bashkë”.

“Ti u tregove ai që u tregove dhe unë po tregohem ajo që jam. Je njësoj, siç është Graciano je dhe ti. Shok ai, shok ti. Për aq kohë sa kaluam bashkë, kaluam shumë bukur. Ishte lezetshëm”, -tha Ilnisa u përlotur, “Ta kishe menduar më mirë përpara këtë gjë! Ta kishe menduar mirë përpara se të hyje në zemrën e madhe të Rikes.

Duket se me këto fjalë, Ilnisa i ka dhënë fund raportit me Meritonin. Mirëpo, pak minuta më vonë ata shkëmbyen puthje e përqafime, duke e lënë të paqartë marrëdhënien e tyre.

revista.one/