Ndryshime në Festivalin e Këngës në RTSH, krijimet me AI skualifikohen menjëherë

Ndryshime në Festivalin e Këngës në RTSH, krijimet me AI skualifikohen menjëherë

August 5, 2025 0

Hapet zyrtarisht Festivali i Këngës në RTSH. Të gjithë janë të ftuar të bëhen pjesë e Festivalit që çon Shqipërinë në Eurovizion. Përmes një videoje të xhiruar në një skenografi magjike, Drejtoresha Artistike e Festivalit të Këngës në RTSH, Elhaida Dani, njofton se asnjë artist shqiptar nuk duhet ta humbasë mundësinë për t’u bërë pjesë e historisë së muzikës shqiptare. “Prej më shumë se gjysmëshekulli, këtu lindin këngët të cilat kthehen në kujtime. Nëse ke një këngë me shpirt, që flet me zemër dhe e cila tingëllon shqip, tani është momenti ta ndash me ne.

“Eja të shkruajmë së bashku kapitullin e radhës të muzikës shqiptare”,- tha Dani, e cila prej një viti ka kthyer klasin dhe emocionin në skenën shqiptare në rolin e Drejtoreshës Artistike të Festivalit. Regjia e spotit të Fest64 sivjet u realizua nga Redi Treni, sikurse në edicionin e kaluar”. Videoja e shfaq Elhaidën në mes të detit, elegante dhe pranë një pianoje të bardhë një metaforë për thirrjen artistike që prek çdo shqiptar me këngë në shpirt. Artistët që dëshirojnë të jenë pjesëmarrës në edicionin e 64-t të Festivalit kanë një muaj kohë, duke filluar nga data 1 shtator deri në 30 shtator, për dorëzimin e materialeve të tyre muzikore vetëm përmes email-it zyrtar festivali64@rtsh.al. Në email çdo pjesëmarrës duhet të dërgojë: Këngën e plotë në formatin MP3; Orkestralen bashkë me zërat shoqërues në formatin MP3; Tekstin (poezinë) e këngës në formatin Word;

Minutazhi i këngës nuk duhet të kalojë 4 minuta;Emrat e autorëve të këngës (kompozitor, poet, orkestrues, producent, studio realizuese);Ditën e lindjes, vendlindjen dhe vendbanimin aktual të këngëtarit; Një përshkrim të shkurtër të aktivitetit të këngëtarit, përfshirë pjesëmarrjet e tij në festivale, si Festivali i Këngës në RTSH, Kënga Magjike apo evente të tjera muzikore të rëndësishme (nëse ka);

Fotografi të artistit ose grupit performues, nëse është hera e parë që merr pjesë në festivalin e RTSH;

Artisti performues (këngëtari) duhet të ketë mbushur 16 vjeç; Numër kontakti dhe email për komunikim direkt me Stafin e Festivalit;

Këngët e krijuara me ndihmën e inteligjencës artificiale (AI) do të skualifikohen menjëherë,- thuhet në spotin e shpërndarë nga RTSH.

revista.one/