Në autobusin e tragjedisë ishin 15 fëmijë, një vajzë në gjendje të rëndë
July 25, 2021Ministri i Shëndetësisë, Vili Baros, ka deklaruar se në autobus e tragjedisë ishin 15 të mitur dhe se një vajzë është lënduar rëndë.
Përplasja e autobusit ndodhi rreth orës 6 të mëngjesit, afër qytetit Slavonski Brod në autostradën midis kryeqytetit Zagreb, dhe kufirit serb.
Bëhet e ditur se 44 persona të lënduar u transferuan në spitalet e zonës. Shefi i spitalit Slavonski Brod, Josip Samardzis tha se tetë persona kishin lëndime të rënda.
Autobusi i linjës Frankfurt-Prishtinë ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur, ku si pasojë 10 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar.
Zyrtarët thanë se autobusi bartte 67 pasagjerë, përfshirë fëmijë dhe dy shoferë, njëri prej të cilëve vdiq në përplasje.
revista.one/