Në aventurë me Heidi Baçin/ Romeo Veshaj ndan me fansat imazhet mbi motor

Në aventurë me Heidi Baçin/ Romeo Veshaj ndan me fansat imazhet mbi motor

June 27, 2024 0


Aktori Romeo Veshaj po shijon momente romantike me partneren e tij Heidi Baçi. Çifti i cili u njohën në shtëpinë e “Big Brother VIP”, kanë ndarë me ndjekësit në Instagram një video duke shëtitur me motor.

Me fytyrat që iu shkëlqenin nga gëzimi, dyshja dukeshin mjaft të dashuruar, ndërsa në një moment Romeo i uli xhamin e kaskën Heidit.

Ndonëse të shumta ishin aludimet e fansave se dyshja do të ndahen pas daljes nga “BBV”, mesa duket ata janë shumë të lumtur dhe po shijojnë momente romantike së bashku.

revista.one/