Në një hotel kapen 11 femra (8 nga Shqipëria) duke argëtuar 35 klientë

Në një hotel kapen 11 femra (8 nga Shqipëria) duke argëtuar 35 klientë

May 30, 2021 0

Gjatë periudhës prej orës 22.20 të datës 29.05.2021 deri në ora 01.00 të datës 30.05.2021, zyrtarë policorë të Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë kanë kryer kontroll në një hotel në fshatin Sedllarcë e Epërme, të komunës Bogovinë, në pronësi të A.A.(30), shkruan TV21.

“Gjatë kontrollit, në objekt janë kapur 35 persona – klientë dhe 15 femra të cilët i kanë argëtuar klientët. 14 shtetase të huaja dhe katër shtetase të Maqedonisë së Veriut. 11 shtetaset e huaja, të cilat 8 kanë qenë nga Shqipëria, dy nga Kosova dhe një nga Ukraina. Është konstatuar se ato kanë keqpërdorur leje-qëndrimin turistik”, njoftojnë mes të tjerash nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Të gjithë janë arrestuar dhe do të shqiptohen kallëzime përkatëse.

Është marrë në pyetje edhe pronari i lokalit.

revista.one/