Në nominim nga zarfi i zi, Erik Lloshi lë shtëpinë, eliminohet Aleksandra, edhe Lorna kërkon të largohet

Në nominim nga zarfi i zi, Erik Lloshi lë shtëpinë, eliminohet Aleksandra, edhe Lorna kërkon të largohet

January 21, 2026 0

Erik Lloshi është banori i parë që lë shtëpinë e Big Brother VIP mbrëmjen e djeshme. Ai, së bashku me Keijsin dhe Inën u futën në nominim për shkak të thyerjeve të rregullave, ndërsa pjesë e këtij nominimi u bë pjesë edhe Mateo si pasojë e zgjedhjes së Brikenës.

Erik Lloshi u bë pjesë e shtëpisë vetëm pak ditë më parë, por nuk arriti t’i shpëtonte dot këtij nominim.

Aleksandra është banorja e dytë që lë shtëpinë e Big Brother VIP pas Erikut. Ajo u bë pjesë e shtëpisë vetëm një javë më parë, së bashku me Artanin.

Nderkohe një banore e re i është bashkuar sonte konkurrentëve të Big Brother. Ajo është këngëtarja e njohur, Krusita.

Rogerti është një tjetër banor që i bashkohet sot shtëpisë së Big Brother VIP Albania 5. Ai është një gazetar i njohur në fushën e sportit.

“Tani po vjen njeriu që do i japi pak dashuri shtëpisë”, është shprehur ai.

Ndersa, Lorna kërkoi papritur që të linte shtëpinë menjëherë, kjo pas hyrjes së Rogertit, i cili u fut me një mision, të hiqej si ish-i i Lornës.

“Të anulohet televotimi. Dal që tani. Vjen një nga person nga hiçi dhe thotë jam ish. Ishi im në Nju Jork ka emrin e dikujt këtu, por s’ka lidhje fare.

Unë kam një fytyrë që më duhet ta mbajë. Unë nuk iu bazojë të gjitha gjërat mbi gënjeshtra. Nuk mund të them unë kam qenë e dashura e dikujt këtu në shtëpi. Hiqe more maskën”, tha Lorna.

revista.one/