Në pritje të fëmijës së parë? Rike Roçi: Do jem një mami shumë e ëmbël, është ëndrra ime

Në pritje të fëmijës së parë? Rike Roçi: Do jem një mami shumë e ëmbël, është ëndrra ime

July 15, 2024 0

Pak ditë më parë në media qarkulluan lajme që ngrinin dyshime se Rike Roçi ishte në pritje të ëmbël.

Këtë mbrëmje në Top Arena ajo i ka “vënë kapak” këtij dyshimi.

“Këto dyshime lindën se kam bërë një foto në plazh që kam pasur një ‘pareo’, shami te barku… nuk jam shtatzënë, do doja shumë, është një nga ëndrrat e mia të bëhem nënë, por nuk është e vërtetë.

Mendoj se së pari duhet gjetur dashuria për të bërë një fëmijë, do doja shumë shpejt të bëhem mami. Do jem një mami shumë e ëmbël”, tha ajo.

Ajo rrëfeu momente të veçanta nga jeta e saj, që nga fëmijëria e deri sot.

“Kam qenë delja e zezë e familjes, kam një motër dhe vëlla shumë të urtë, dhe unë kam qenë më mistrecia”, tha ajo për fëmijërinë.

Por Rikja ka folur edhe për dashurinë e saj të parë dhe të madhe…

“Dashuria e parë, ishte me shokun e bankës, kam qëndruar shumë vite, dhe do mbetet dashuria me e madhe sepse në atë moshë do me pastërti. Dashuria e parë nuk harrohet kurrë. Unë ende vijoj të kem komunikim me të, duhemi fort, dhe e respektojmë njëri-tjetrin”, tregoi ajo.

E mbani mend foton “ikonike” të Rike Roçit dhe shoqes së saj në stadium duke bërë fito për Kombëtaren tonë, në 2016?

Eno Popi këtë mbrëmje në Top Arena nuk ka nguruar që ta pyes Riken se çfarë ka ndodhur në jetën e shoqes së saj dhe se a është e vërtetë lajmi që dikur qarkulloi, se ajo ishte martuar me një “boss” të famshëm italian.

Por Rikja ka treguar se në fakt marrëdhëniet e tyre janë shkëputur.

“Jemi shkëputur, nuk kam informacione për të”, tha ajo.

revista.one/