“Në televizion ka gjarprinj”, Arbana Osmani: Njerëzit nuk e kanë idenë çfarë ndodh

“Në televizion ka gjarprinj”, Arbana Osmani: Njerëzit nuk e kanë idenë çfarë ndodh

October 3, 2025 0

Pas pothuajse dy dekadash në krye të ekranit shqiptar, Arbana Osmani ka vendosur të marrë një rrugë tjetër, larg dritës së reflektorëve dhe dramatikës së “prime”-eve.

Prezantuesja e njohur, e cila ka bërë emër për natyrshmërinë dhe elegancën e saj, ka kaluar dy vitet e fundit duke eksploruar botën e përmbajtjeve digjitale, ku audienca konsumon lajmet dhe spektaklet në një mënyrë krejt të ndryshme nga televizioni tradicional.

Episodin e kaluar në programin ‘Mirëmbrëma yje’, Arbana dhe Mira Kazhani diskutuan mbi ndryshimet që kanë sjellë platformat online dhe ndikimin e tyre në kulturën e shikuesit.

Gjatë bisedës, Osmani rrëfeu fytyrën më pak të njohur të televizionit: një mjedis ku konkurenca është e pamëshirshme dhe energjia shpesh toksike.

“Kur vendosa të largohem nga televizioni dhe të nis biznesin tim, të gjithë më thanë: ‘Po çfarë bën? Po të keqen nuk e sheh?’ Prisja konkurrencë, por jo këtë nivel agresiviteti. Tani, pas pothuajse dy vitesh, sa herë kujtoj atë botë them: njerëzit nuk kanë idenë çfarë ndodh brenda kulisave. Janë si gjarpërinj dhe hardhuca atje, një mjedis toksik”, u shpreh Arbana.

Deklarata e saj hedh një dritë tjetër mbi glamurin e ekranit, duke treguar se pas fasadës së buzëqeshjeve dhe stilit të përsosur, ekziston një terren ku ego, interesa personale dhe rivalitete shpesh bëjnë konkurrencën e biznesit të duket e lehtë krahasuar me atë që ndodh pas kamerave. 

revista.one/