“Në tualet po mendoj për ty”, Heidi Baçi sulmon Jul Dedën: Arrogante
March 22, 2024Gjatë një bisede me Julia Ilirianin, Heidi Baçi ka analizuar lojën e Julian Dedës në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Sipas banores, aktori po luan një lojë të rëndë dhe shumë të pistë duke përdorur vajzat e shtëpisë.
“Nuk e di, por Juli e ka lojën e pistë dhe super manipuluese dhe ka atë rrethin e vajzave që duhet hequr. Janë të rëndë shumë.”– tha Heidi.
Më herët, Heidi u përplas me Julin, pasi ky e quajti arrogante. Madje juli ia përsëriti, pasi kjo la bisedën në mes dhe shkoi
Sipas banores, aktori po luan një lojë të rëndë dhe shumë të pistë duke përdorur vajzat e shtëpisë.
“Nuk e di, por Juli e ka lojën e pistë dhe super manipuluese dhe ka atë rrethin e vajzave që duhet hequr. Janë të rëndë shumë.”– tha Heidi.
Ajo u përplas më herët me Julin pasi ky e quajti arrogante. Heidi u ngrit duke e lënë bisedën në mes dhe tha “Po shkoj në tualet të mendoj për ty”. Juli reagoi duke i thënë: “Kjo është arroganca. Me këtë do dalësh mirë”.
Përsa i përket nominimit që bëri si lidere e shtëpisë, banorja tha se ka zgjehdur të çojë në televotim, Roza Latin, Françeska Muratin dhe Vesa Smolicën pasi ishte shumë e mërzitur me vajzat.
“Jam mërzitur shumë, por edhe janë përputhur gjërat”– tha ajo.
Juli ka treguar ndjenja të përziera ndaj Heidit gjatë qëndrimit në shtëpi, por nuk kanë pasur një marrëdhënie të mirë.
Para një jave Juliana e pyeti “A të pëlqen Heidi si femër”? Ai u shpreh se nuk ka asnjë lloj tërheqje për asnjë femër brenda shtëpisë.
“Tërheqjen nuk e kemi në dorë. Në dorë kemi të kontrollojmë qasjen tonë ndaj asaj gjëje. Tërheqja është një gjë natyrale që ndodh” u shpreh Julia duke e ngacmuar Julin mbi banoren, megjithëse ai i hodhi poshtë këto pretendime të konkurrentes.
Kujtojmë që disa ditë më parë u aludua që Juli u bë shkak i ftohjes në çift mes Heidit nga Romeos.
revista.one/