Nëna e Granitit hyn në shtëpinë e BBV dhe flet për mardhënien me të, Fifi nuk i mban lotët

Nëna e Granitit hyn në shtëpinë e BBV dhe flet për mardhënien me të, Fifi nuk i mban lotët

November 3, 2021 0

Ish-futbollisti, Granit Cana, i cili është bërë pjesë e Big Brother VIP, është befasuar mbrëmjen e së martës nga një vizitë e veçantë.

Mamaja e tij është futur në shtëpi për ta vizituar djalin e saj, i cili prej javësh është izoluar në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Ndërsa është çmallur me nënën e tij, Graniti njëherësh ka treguar edhe historinë e familjes dhe vështirësitë me të cilat nëna e tij i rriti gjatë jetës atë dhe motrën e tij.

E teksa historia dhe takimi me nënë u transmetua edhe te banorët e tjerë, Fifi nuk i mbajti lotët.

Kantautorja e njohur shquhet për karakterin e saj emocional, me çka edhe nuk ka mundur të përmbahet në momentin që ka parë takimin emocionues nënë e bir.
Ndërkohë në momentin që nëna e Granitit u pyet në lidhje me raportin e të birit me Fifin, ajo u shpreh mbështetëse për çdo vendim që ai merr aty brenda.

revista.one/