Nëna e Luiz Ejllit do t’i bëjë surprizë këngëtarit në natën finale
April 26, 2023Luiz Ejlli dhe Kiara Tito do të bëjnë gati dasmën e tyre, sapo të mbarojë “Big Brother”. Këngëtari i propozojë për martesë moderatores, duke emocionuar jo vetëm atë, por edhe publikun jashtë. Por ajo që nuk di këngëtari, është fakti se nëna e tij ka mbërritur nga SHBA në Shqipëri, për t’i bërë një surprizë atij në natën finale. Gjatë “Prime”- t të kaluar, Kiara u eliminua për herë të dytë nga shtëpia. Në një intervistë ekskluzive për “Fan Club” pas eliminimit, ajo tregoi si e përjetoi momentin e propozimit.
“Ka qenë nata më emocionuese që mund të kem përjetuar. Sepse nga momenti kur mendova ndarjen, kaluam në një propozim martese. Ju them që Luiz Ejlli është shumë i paparashikueshëm. Megjithatë, them që ishte një dalje perfektë. Nuk pendohem për asgjë. Unë i kam fituar të gjitha ato që doja të fitoja”.
E pyetur nëse tashmë që është e fejuar, do të takojë nënën e Luizit, Kiara përgjigjet me siguri: “Normal që do ta takoj”.
Mamaja e Luizit ka gati 1 javë që ka mbërritur në vend dhe ajo do të jetë pikërisht surpriza që do ti bëhet këngëtarit në finale e madhe të 6 maji. Por deri kur të shkojmë tek ajo natë, takimi i Kiarës dhe vjehrrës së saj, pritet të ndodhë përpara.
Ndërkohë një mendim pozitiv për nusen ka shprehur edhe motra e këngëtarit. Ina Ejlli pas marrjes së instagramit të vëllait, Luizit ka filluar bashkëbisedimet me ndjekësit. Përmes një bashkëbisedimi “pyetje-përgjigje”, ajo i është përgjigjur disa pyetje rreth Kiarës.
Ajo ka treguar se kanë folur me moderatoren dhe se u duket shumë pozitive e ndryshe nga ajo që shfaqet në ekran. Teksa një ndjekës e ka pyetur sesi e shikon familja e këngëtarit Kiarën, Ina Ejlli është përgjigjur duke thënë se e shohin “me syrin dhe zemrën e Luizit”.
revista.one/