Nëntë stile për të kombinuar çizmet në vjeshtë
October 13, 2022Erdhi koha për çizmet. Ato do t’i shohim kudo, në të gjitha ngjyrat, në të gjitha modelet, në të gjitha gjatësitë.
Kështu që para se të fillojnë të vishen, po ju japim disa këshilla se si t’i kombinoni.
Mos iu ndaj klasikes
Mos nënvlerësoni kurrë fuqinë e një palë çizmeve prej lëkure, poshtë gjurit. Ato tregojnë më bukur se kurrë, nëse kombinohen me një minifund plot ngjyra dhe një pallto me gjatësi të mesatare.
E kaltër kadife
Zvendësoi çizmet e lëkurës me çizme kadife, të paktën në ditët e nxehta të vjeshtës. Me to stili ndryshon totalisht.
Plot shkëlqim
Përthyeni xhinset le lërini çizmet metalike të luajnë rolin protagonist. Janë trendi më i freskët i sezonit.
Hot, hot me të kuqe
Një zgjedhje e guximshme që me kombinimin e duhur do ju nxjerrë faqebardhë.
Mbi gjunj
Për të balancuar pamjen zgjidhni një fund ose një fustan mini.
Bëhu një stiliste rruge
Le të jenë vetëm ato me ngjyrë, ndërsa veshjen zgjidheni të zezë.
Mësoni nga yjet
Frymëzohu nga stili i Kanye West dhe provo çizmet e tij. Mund t’i kombinoni me një palë xhinse të çara si Kendall Jenner, ose më një palë të shkurtëra si Hailey Baldwin.
Çizme dhe pallto gëzofi
Në këtë kombinim vëmendjen e tërheq palltoja, kështu që çizmet janë ato të thjeshtat, të sheshtat.
revista.one/