“Nëse do e fitoja Rrushen, karshi Astritit e marr garën”/ Shpërthejnë konkurentët në ‘Përputhen’ ndaj Dritanit
April 13, 2022Në puntatën e sotme të ‘Për’puthen’ Dritani në takim me Rrushen i tha se i bëhet qejfi që ka dalë me Astritin. Ai tha se e sheh si garë dhe pas kësaj deklarate ‘shpërthejnë’ të gjithë konkurrentët në studio.
Dritani: Mu bë qejfi që Rrushja doli me Astritin, sepse e shkoj si konkurrent dinjtoz dhe djalë të respektushëm. Nëse fitoj garën me Astritin e bëj timen Rrushen. Ne nuk jemi asnjë gjë dhe nuk kam të drejtë të bëhem xheloz.
Bora Zemani; Që në takim të parë tentove ta puthësh se ke pëlqim, por nuk ke xhelozi kur del me të tjerë.
Dritani: Xhelozia është po jo aq e madhe. Nëse do e fitoja Rrushen karshi Astritit e fitoj garën.
Arjan Konomi: Mos bëni gara dhe në ping-pong?
Efi: Shumë e shëmtuar.
Astriti: Këtij i pëlqen si shkoj unë me Rrushen prandaj thotë kështu.
Dritani: Nuk di të shprehem mirë ndoshta por unë dua ti marr zemrën Rrushes këtë dua të them
Rrushja: Nuk kam koment nuk u ndjeva mirë kur tha kështu, është absurde që tha kështu. Ndoshta ka inate me Kriston nuk e di.