‘Nëse je 22 vjeç unë s’të…’/ Ilnisa në ‘merak’ për moshën e Meritonit
January 26, 2024Meritoni dhe Ilnisa vazhdojnë të jenë dita ditës më të afërt me njëri-tjetrin. Në ambientet e shtëpisë, dyshja janë shfaqur të pandarë, të përqafuar e duke shkëmbyer puthje.
Ndonëse nga banorët e tjerë është para si strategji loje dhe mund të jetë e tillë, duket se gjërat mes tyre po bëhen pak më serioze.
Në një bisedë gjatë mbrëmjes së djeshme, të dy po diskutonin për moshën. Meritoni e ngacmon duke i thënë se është rreth 22-23 vjeç, ndërsa Ilnisa e kupton shakanë por e ‘paralajmëron’ se nëse është në këtë moshë, nuk do të flasë më me të.
Gjithashtu mbrëmë Ilnisa ishte shtrirë në një krevat me Meritonin dhe pranë tyre ishte Heidi. Kjo e fundit e ka pyetur gazetaren nëse ka rënë në dashuri me banorin dhe Ilnisa u përgjigj me një ‘jo’ të pasigurt, pasi shtoi se nëse do të ndodhte do të ishte shumë e lumtur, por për momentin, sipas saj është e pamundur.
Pjesë nga biseda:
Heidi: A ke rënë në dashuri me Meritonin?
Ilnisa: Çfarë je çmendur mi?! E kam seriozisht. Jo o gocë, a më njeh mua ti apo jo? Unë nuk e di se çfarë është ajo që po mendon. Ti mos i keqkupto njerëzit kur qeshin dhe ndihen mirë. Nuk ndodh ajo gjë, do isha shumë e lumtur që të ndodhte ndonjëherë por jo është e pamundur
Heidi: Pse?
Ilnisa: Sepse është shumë e pamundur si duhet të më japësh mua që ta kuptosh.
Heidi: Ke kaluar gjëra të shëmtuara?
Ilnisa: Jo asnjë gjë të shëmtuar se ndryshe.
revista.one/