“Nëse të ftoj jashtë për të dalë…”/ Egli bisedon me Gjestin: Unë nuk bëj kot…
April 8, 2025Egli dhe Gjesti kanë diskutuar për raportin e tyre jashtë shtëpisë.
Egli: Këto që thua tani do i shohim kur të dalim.
Gjesti: Thjesht më thirr.
Egli: Do e shohim, do të thërrasë unë apo ti mua.
Gjesti: A do vish nëse të thërras?
Egli: Nëse kam mundësi me ardh do vi, nëse nuk kam nuk vi. Nëse jam duke punuar nuk vi.
Gjesti: Leji stilat.
Egli: Me vërte e kam, nëse nuk mundem nuk vi e do të pyes a ke mundësi të vish ti.
Gjesti: Nëse nuk ke ti, nuk kam as unë.
Egli: Po unë nuk bëj kot, me bë të vështirën.
Egli: Nuk e lejoj më veten time me shku në atë pikë, ti mund të më lëndosh por deri në atë pikë nuk më çon dot. Nuk e mbush më veten time. Po më thua që po bëj të njëjtin gabim.
Gjesti: Po edhe nëse e bën edhe njëherë? Pse i mendon këto?
Egli: Sepse ndjej.
Gjesti: Nëse ndjen nuk thua nuk e lejoj veten.
Egli: Nuk lejoj që ta bësh më atë gjë. Kontrolloj veprimet dhe trurin.
Gjesti: Trurin po por ndjenjat jo.
Egli: Unë nuk i fik ndjenjat por kontrolloj trurin.
Gjesti: Prej ndjenjave vijnë të gjitha, nuk i kontrollon dot
Egli: Ndjenjat janë por një gjë e mirë që dua të bëj me ty do më lëndojë. Ti e njeh veten tënde, vet më thua.


revista.one/