Nesti që flet, Stine që këndon, artisti rrëfen pse zgjodhi këtë emër arti

Nesti që flet, Stine që këndon, artisti rrëfen pse zgjodhi këtë emër arti

July 16, 2025 0

I ftuar në episodin e radhës në podcastin “FLET” me Ilnisa Agollin ka qenë Stine, një nga kantautorët dhe artistët më të njohur në vendin tonë. Ai ka fituar një vend të veçantë në muzikën shqiptare falë stilit të tij të veçantë dhe këngëve të paharrueshme që ka krijuar gjatë karrierës së tij. Në këtë intervistë ai është rrëfyer si kurrë më parë.

Ku është dallimi midis Nestit dhe Stines? A ndryshojnë nga njëri-tjetri? Ja si iu përgjigj artisti kësaj pyetje…

Stine është në skenë dhe publik ndërsa Nesti është privat.

Ilnisa e pyeti se çfarë mund t’i mungonte Nestit që veshi kostumin e Stines sidomos kur doli për herë të parë në skenë dhe këngëtari u përgjigj duke thënë se:

Nuk i mungonte asgjë, thjesht Stine u shtua si pjesë e asaj që Nesti kishte nevojë që të shfaqte muzikën. Ideja e fatit. Mua më kanë thirrur që të vogël në habitatin ku unë jam rritur, e folura mbrapsht ishte trend.

Kush mendon se dëgjohet më mirë, Stine me këngët e tij apo Nesti kur thotë diçka të vërtetë?

Të dy plotësojnë njëri-tjetrin. 

Çfarë mendimi ka Stine për tregun muzikor sot? Çfarë ka humbur muzika shqiptare në harkun kohor e të gjithë këtyre viteve?

Ka humbur pak më shumë tekst. Ka humbur pak më shumë emocion. Ka humbur pak më shumë dashuri për muzikën. Është bërë biznes.

A kemi ne sot një treg muzikor të mirëfilltë sipas tij?

Treg? Po ta quash për biznes, po e kemi tregun por nuk kemi muzikë të mirëfilltë.

Cila është influenca më e keqe që ka zaptuar dhe pushtuar këngët shqip? A kemi një përshtatje apo një model të keq?

Tregu influencohet nga tregu botëror absolutisht, por ne kemi ngecur tek këto zanoret. Fjalët i gjejmë rrugës. Unë flas për veten, nuk flas për të tjerët. 

A i këndohet sot dashurisë siç Stine i ka kënduar në vazhdën e të gjithë këtyre viteve?

Ndoshta i këndohet në një mënyrë tjetër. Unë nuk mund ta bëj vetë atë krahasim.

Kush është larguar më shumë, njeriu nga fjala apo fjala nga njeriu?

Të dy bashkë janë larguar. 

Mos është paraja në mes të fjalës dhe njeriut?

Jo, nuk ka ndjesi. Mungon ndjesia dhe lidhja mes muzikës dhe masës.

 Stine vendosi të hapte një kapitull shumë personal të jetës së tij, duke zbuluar për herë të parë historinë që fshihet pas një prej këngëve më të dashura të tij, “Ishe ti”. Me një ndjeshmëri të rrallë, ai foli për gruan që frymëzoi këtë këngë.

“Asaj të dashurës që kisha në atë kohë, sa isha ndarë. Kur e kam shkruajtur në 2005 dhe e kam ekzekutuar në 2006 në ‘Top Fest 3’. Ka qenë një vajzë që bashkëjetoja në Gjermani. Ajo ishte turko-gjermane. Ishte njeri i mirë, u rritëm bashkë sepse bashkëjetuam gati 3 vjet, ishte shpirt i bukur.”

Një rrëfim i thjeshtë, por i thellë, që nxjerr në pah jo vetëm historinë pas këngës, por edhe një periudhë të rëndësishme të jetës së tij jashtë skenës.

Por nuk u ndal me kaq. I pyetur për stilin e tij të sinqertë dhe përse këngët e tij prekin zemrën e publikut, Stine u shpreh:

“Shumë i dashuruar sepse unë kam vërtetësi aty, çdo fjalë është e sinqertë. Ndjehet dhe tani, kjo mungon sepse ne fantazojmë më shumë se sa përjetojmë.”

Në një kohë ku gjithçka duket artificiale dhe e programuar, artisti nuk fsheh kritikat ndaj realitetit modern:

“Nuk jam i mërzitur fare sepse kjo ndodh për një arsye.”

Stine foli gjithashtu për distancat që shpesh merr nga skena dhe publikimet, duke pranuar se ndonjëherë është e nevojshme të ndalesh për të parë më qartë

“Çështja është që ndonjëherë ne duhet të bëjmë edhe dy hapa mbrapa që ta shohësh si publik

revista.one/