“Nga burgu në burg”, Egla tregon gjendjen pas rrëzimit ku dëmtoi kërbishten
June 12, 2024Aktores Egla Ceno planet për pushime i kanë dështuar pas daljes nga shtëpia e “Big Brother Vip”, ku fitoi çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.
Aktores Egla Ceno planet për pushime i kanë dështuar pas daljes nga shtëpia e “Big Brother Vip”.
Ditën e sotme gjatë një interviste për emisionin “Wake Up”, ajo tregoi se për shkak të incidentit që pësoi në shkallët e studios duke dëmtuar kërbishtin ka qëndruar në shtëpi, duke anuluar pushimet në jugun e Shqipërisë.
“Të pashë që po çaloje pak, si shkon kërbishti?”- e pyeti moderatori Blendi Salaj, ndërsa Egla e mërzitur tha: “Nga burgu, në burg”, duke treguar se incideti i prishi planet për pushime.
“Nga burgu në burg. Pretendoja që të hallakatesha në ndonjë pushim në jug. Më thërriste rruga, por rruga duhet të presë edhe pak. Pak ditë kam që lëviz i çik, me asistencë. Një shembje kërbishti, këmba s’po e merr veten aq shpejt, por është ok”, tha Egla.
Në nisje të “Post Big Brother”, aktorja Egla Ceno pësoi një incident i cili u bë me dije nga moderatori Ledion Liço.
Pasi Ledioni tregoi incidentin, fituesja e “BBV3” Egla Ceno u shpreh se pas spektaklit do të shkonte për vizitë.
Sakaq nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ajo ka bërë me dije se si është gjendja e saj shëndetësore.
“Duke rikuperuar kërbishten nga rënia në studion e “BBV3”. Na mori të keqen dhe syri i keq!”– shkroi Egla.
revista.one/