Nga kërcimet mbi tavolinë tek vaska me banane, pamjet me të ftuarit në festën e ditëlindjes së Monika Lubonjës
April 17, 2022Monika Lubonja ka organizuar një “super party” me rastin e ditëlindjes. Këngëtarja mbushi 54 vjeç, ndërsa kishte organizuar një festë të madhe, ku kishte të ftuar shumë persona VIP.
Ajo që ra në sy ishte organizimi me detaje nga fjalë dhe situata që kanë pasur brenda në shtëpinë e “Big Brother vip”. Në dekor kishte vaskë banane dhe tortë speciale, ndërsa Monika është shfaqur sensuale e me kërcime tepër provokuese në skenë apo edhe mbi karrige.
Monika kishte veshur një kostum që i jepte dritë portretit të saj dhe dukej shumë sensuale, por çfarë tërhoqi shumë vëmendje ishin detajet e festës që lidheshin me BBV.
“Bakllava dhe kadaif” ishte e shkruar në sfond, një shprehje që u bë e famshme brenda shtëpisë së BBV.
revista.one/