Nga skena tek kopertina e “Vogue” dhe fushata e Trump/ “Ku shkon gjysmë e zhveshur?”, Bleona tregon përplasjen me Grabockën
December 25, 2025Bleona Qereti ka treguar disa detaje në “Top Story”, nga jeta e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ajo shkoi në Los Angeles duke e nisur rrugëtimin në industrinë konkurruese të muzikës në botë, nga zero. Në karrierën muzikore bashkëpunon me emra të njohur ndërkombëtarisht si Timbaland, Rodney Jerkins apo David Foster. Krahas këngëve të reja, performancat artistike u shtrinë përtej muzikës pop duke marrë pjesë në evente të madhe artistike dhe sociale në SHBA.
Bleona Qereti tregon momentin kur performoi për herë të parë në Festivalin e Këngës kur ishte vetëm 15 vjeç dhe ‘përplasja’ që kishte me Vera Grabockën për veshjen e saj, të cilën e falënderon.
“Më vjen shumë mirë që më në fund dikush në Shqipëri vendosi të shohë personin prapa personit që i vjen dhe kush i merr vendimet për këtë person që i vjen në skenë. Çdo gazetar është marrë me personin që sipërfaqësor në skenë.
E kam ditur gjithmonë kush jam. Problemi i parë që kam me njerëzit është që ose më pranojnë në 100% tim ose s’më pranojnë. Do të doja të veçoja, sot më ra në mend, unë isha 15 vjeç kur këndova në Festival dhe veshjen e pashë në Miss Europa 1995. Pa ditur njeri unë u pranova në Festival. Në atë kohë ishin vetëm pesë emra që të pranonin në Festival. Selim Ishmaku, Alfred Kaçinari, Vera Gabrocka, Zhani Ciko, Alqi Boshnjaku.
Veshja u përfol për përmasat dhe përmasat janë pjesë e maratonës. Unë dua të zgjas. Artisti që i reziston kohërave është vërtet artist. Ajo që unë kam qenë vërtet e vetëdijshme, është që di t’i rezistoj kohës.
Unë nuk do fokusohesha te elementi fizik, por te rezistenca në kohë, të dalësh me të njëjtin kostum pas 30 vitesh. Atëherë kishte vetëm një televizion. Sot është shumë e lehtë të bëhesh i famshëm.
Nëse këta emra të thonin që nuk pranoheshe në Festival, nuk kishe më një shans të dytë. Unë me atë rebelizmin tim, shkova te gardëroba dhe përgjegjësja më tha: ‘Nëse të sheh Vera Grabocka këtu, na mbyti të dyjave’. Unë shkoj, marr veshjen dhe ndërkohë që po mbyllja zinxhirin, aty hyn Vera Gabrocka dhe më tha: ‘Ku shkon ti gjysmë e zhveshur?’. Unë ngela, ndërkohë që Vera mbylli derën.
E kuptova që të dilja me këtë veshje në Festivalin ku Vera Grabocka ishte regjisore, përgjigja do ishte jo. Unë në mes të performancës, hoqa pelerinën dhe Vera Gabrocka e mbajti kamerën te unë dhe të nesërmen kur u zgjova, isha Bleona Qereti”, u shpreh ndër të tjera artistja.
Së fundmi, Bleona është parë në coverin e revistës prestigjioze të modës, “Vogue Latina”.
E ftuar sot në ‘Top Story’, Bleona tregoi se si arriti deri në kopertinën e Vogue, të cilën nuk e quan sukses personal apo çështje fati por një dëshmi që ëndrrat duhet të kapen prej flokësh,
“Unë jam mësuar që jam gjykuar dhe jam parë gjithmonë me lupë për vendimet dhe veprimet që kam bërë. Njerëzit këtu gjykonin me një tjetër kënd pa e dikur se me çfarë ideja mbrapa janë marrë vendimet. Jam gjykuar edhe për limitet e trurit të njerëzve që flisnin për mua. Limitet e tyre nuk janë perceptimi im. Arritjen në kopertinën e Vogue nuk do ta klasifikoja suksese personal, por një dëshmi që ëndrrat duhet të kapen prej flokësh, nuk është çështje fati. Suksesi është si ajsberg. Kjo është fryt i një pune shumëvjeçare e imja dhe një vet-sakrifikim, gjërat që shqiptarët nuk e dinë. Kam nisur një brend dikur në 2013 dhe kam bërë një fotoshoot me një fotograf të Vogue, sepse për brendin që unë doja ti paraqisja Amerikës, ishte ai që kishte fotografuar Monica Belluccin më shumë se çdo njeri tjetër.
Amerika nuk do një kopje të shëmtuar të emrave që kanë. Bëra një analize se çfarë do i ofrojë unë Amerikës dhe për çfarë mund të më dojë. Me llogarinë time më doli që Amerika nuk ka një Pop Singer, Një Monica Bellucci në një formë pop-singer me një personalitet të Gagës dhe Madonës. Asnjëherë nuk ka pasur një persona klasik me personalitet të çmendur. Bashkova look-un dhe personalitetin. Unë për Amerikën nuk do jem asnjëherë një artiste amerikane por një e huaj që është e famshme në Amerikë sepse është e famshme diku tjetër. Është kollaj të thuash unë shkoi dhe di, por e mira e njerëzve të suksesshëm është që ata e kuptojnë që ata nuk din. Profesionistëve u kam lënë të marrin vendimet e duhura për gjërat që unë nuk i dija”, u shpreh Bleona.
Ajo ka zbuluar se si bëri fushatën e saj në zgjedhjet presidenciale në SHBA, me shqiptarët që jetojnë atje.
Bleona Qereti ka rrëfyer ndër të tjera edhe marrëdhënien që ka sot me politikanët shqiptarë, por jo vetëm.
“Unë nuk mund të jem më krenare për këtë moment. Jemi një vend kaq i vogël, por që në momentin që nuk ke një forcë që të të ndihmojë, nuk ka kohë të të shohë njeri. Doja ta fusja Shqipërinë në administratën amerikane.
Shqipëria dhe shqiptarët duhet të besojnë tek Amerika si shtet, si koncept.
Shumë njerëz nuk më marrin në telefon sepse unë e kam vënë kufirin me kohë. Mua nuk më bie telefoni nga politikanë, nga meshkuj, nuk më bie telefoni. Kam dashur të jem e lirë, por kam kaluar nga ana tjetër. Duhet të të bie telefoni ndonjëherë”, tha Qereti.
revista.one/

