Ngacmimi seksual, vajza e Elinares në Fermavip: Mamit i ka ndodhur një gjë më e rëndë…
June 1, 2025Elinara, një prej banoreve të “Ferma VIP”, ka ndarë një përvojë traumatike që ka lënë gjurmë të thella në jetën e saj. Në moshën 18-vjeçare, gjatë pushimeve verore, ajo nisi punë në një butik për të qenë e pavarur. Një ditë, një komshi i saj i ofroi ta çonte me makinë bashkë me një mikun e tij, por rruga mori një kthesë të frikshme dhe ajo u kërcënua me jetë. Në një akt guximtar, Elinara hapi derën e makinës në lëvizje dhe u hodh, duke u dëmtuar rëndë fizikisht, por duke shpëtuar jetën.
Për vite me radhë ajo e mbajti këtë ngjarje sekret, pa treguar as prindërve nga frika dhe dhimbja psikologjike. Pas rrëfimit të saj në “Ferma VIP”, vajza e Elinares ka dërguar një letër emocionuese për Ferma Club, ku përshkruan lidhjen e veçantë që ka me nënën e saj dhe inkurajon të gjitha femrat të mos dorëzohen para abuzimeve, duke u kujtuar se forca dhe dashuria për veten janë çelësi për të ecur përpara.
Mesazhi i saj i ngrohtë përmban një apel për guxim dhe mbështetje, duke theksuar rëndësinë e ndarjes së historive për të luftuar heshtjen dhe dhunën.
Letra e vajzës së Elinarës:
“Përshëndetje Ferma Club,
Më vjen keq që nuk mund të jem e pranishme me ju, ndaj mendova t’ju dërgoj një mesazh.
Së vërteti, kur pashë që fermerët po ndanin historitë e tyre të dhimbshme, sesi janë abuzuar fizikisht dhe psikologjikisht, u preka shumë, sepse e imagjinoja se çfarë historie do tregonte mami. Por pastaj, kur dëgjova historinë e saj, vura re që ajo e mbante veten të heshtur për të mos treguar një pjesë më të dhimbshme të jetës së saj, më të dhimbshme se ky fragment i rinisë së saj. Ndoshta nuk është ndjerë gati të ndajë atë pjesë, dhe këtë nuk dua ta shtjelloj më shumë, sepse nuk është historia ime për ta folur.
Unë me mamin kemi një lidhje si motra më shumë sesa si mama dhe gocat, dhe historitë e saj më dhembin sikur të ishin të mijat.
Por njeriu bëhet më i fortë kur kalon beteja të tilla në jetë, dhe dua të inkurajoj të gjitha femrat që të mos dorëzohen në këto lojëra të njerëzve që abuzojnë në çdo formë. Ti je më e fortë se aq dhe mund t’ia dalësh. Duaj veten në radhë të parë, sepse çdo gjë nis nga vetja dhe pastaj nga të tjerët. Nuk je vetëm, mos hesht!
Ju falenderoj dhe ju përqafoj, Ferma Club”.

revista.one/