“Ngacmoi seksualisht vajzën”, 17-vjeçarja hedh poshtë denoncimin e prindërve, tregon si nisi romanca me 34-vjeçarin nga Tepelena

“Ngacmoi seksualisht vajzën”, 17-vjeçarja hedh poshtë denoncimin e prindërve, tregon si nisi romanca me 34-vjeçarin nga Tepelena

November 20, 2021 0

Policia e Tepelenës arrestoi dje një 34-vjeçar, i cili akuzohej se ka abuzuar seksualisht me një vajzë 17-vjeçare.

Ishin familjarët e vajzës ata që bënë denoncimin në polici, teksa thonin se burri në fjalë kishte ngacmuar vajzën e tyre.

Por burime për median bëjnë me dije se vajza ka shkuar në polici ka refuzuar të denoncojë 34-vjeçarin duke thënë se mes tyre kishte lindur një romancë.

Ajo ka treguar se me djali në fjalë ishin njohur në spitalin e Gjirokastrës ku 17-vjeçarja ndodhej pasi kishte të shtruar një familjar të saj.

34-vjeçari e ka ftuar për kafe adoleshenten dhe të dy kanë udhëtuar me automjetin e tepelenasit në drejtim të Viroit.

Në makinë kanë pasur një raport. E reja është vonuar gati 2 orë dhe kjo ka shkaktuar edhe frikën tek prindërit që kanë denoncuar rastin.

Në dëshminë e saj vazja ka thënë se 34-vjeçari dhe bëri veprime të tjera, por jo pa pëlqimin e saj.

“Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër bënë ndalimin e shtetasit E. G., 34 vjeç, banues në Tepelenë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur 17 vjeçe”, njoftoi policia dje për rastin.

revista.one/