Nirvana transformohet nga violonçelisti Redi Hasa: Shpresoj ta prezantoj në Shqipëri

Nirvana transformohet nga violonçelisti Redi Hasa: Shpresoj ta prezantoj në Shqipëri

September 20, 2022 0

Kjo risi, vjen për herë të parë nga një artist shqiptar i cili jeton në Itali, Redi Hasa. Gjithkush që preferon këtë rrymë muzikore e ka hasur së paku njëherë Redin, i cili shquhet për origjinalitetin por edhe për ruajtjen me fanatizëm të muzikës së grupit Nirvana.

I ftuar në Report Tv nga ngazetari Andi Kapxhiu, Redi rrëfeu për punimin e tij të fundit dhe se do të kishte kënaqësi ta prezantonte me publikun emocionin që i fal ky art.

“Kemi luajtur te Konservatori së basku me Bojken Lako një pjesë të Nirvana. Ishte interesante ta ktheja në atë kohë dhe të shihja si dukej në vitin 2022. Jam shumë i kënaqur sepse është një punë totalisht e imja, normalisht duke mbajtur thelbin e Nirvanave dhe duke ruajtur atë energjinë e tyre.

Videon e ka bërë Ana Shemata dhe ajo me talentin e saj ka sjellë gjithë momentin që ne përjetonim kur kam jetuar në Shqipëri, Është një muzikë që e dëgjoja çdo ditë. Ne po jetonim eksodin, një utopi jashtë masë të fortë aso kohe që e mbajmë sipër shpatullave. Dhe muzika dikur ishte liri e shpirtit. Ndaj unë doja ta ndaloja atë moment dhe ta bëja timin dhe a përcillja drejt publikuar gjithë emocionin.’- u shpreh Redi Hasa.

I pyetur se kur do të dalë albumi, Redi zbuloi datën si dhe shprehu kënaqësinë e performimit në Tiranë.

Albumi do të dalë më 11 nëntor.  Shpresoj jashtë mase dhe të bëj një prezantim të diskut Nirvana në Shqipëri.’- tha ndër të tjera artisti.

revista.one/