Një film me skena “hot”, Ilnisa Agolli zbulon detaje të reja nga lidhja me Meriton Mjekiqin

Një film me skena “hot”, Ilnisa Agolli zbulon detaje të reja nga lidhja me Meriton Mjekiqin

June 24, 2024 0

Gazetarja Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi u dashuruan në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ndërsa çifti e vazhduan lidhjen tyre edhe pas daljes nga ky reality show.

Së fundmi ish-banorja ka qenë e ftuar në emisionin “Top Arena”, ku ka zbuluar planet e tyre për të ardhmen.

Çifti tashmë kanë nisur bashkëjetesën dhe lajmin e bëri të ditur vetë gazetarja.

 Gazetarja u shpreh se ajo dhe Meritoni së shpejti do të vijnë me një film, ku la të nënkuptohej se nuk do të mungojnë as skenat “hot”.

Pjesë nga intervista:

Manushi: Jeni duke jetuar bashkë? Në Tiranë apo në Prishtinë?

Ilnisa: Jemi duke jetuar më shumë në Tiranë tek unë më shumë se 80 përqind të kohës dhe dukemi mirë.

Manushi: Kam dëgjuar në rrjetet sociale se do të ketë dasmë dhe fëmijë.

Ilnisa: Jemi duke menduar shumë gjëra të bukura.

Manushi: I keni bërë takimet në shtëpitë e njëri-tjetrit

Ilnisa: Jo, akoma jo.

Manushi: Çfarë do të mbash mend më shumë nga ky “Big Brother VIP”?

Ilnisa: Atë që më ndryshoj jetën. Një puthje ta ndryshon jetën dhe nuk ka më bukur sesa kaq. Bashkë me Meritonin jemi duke bërë një film bashkë.

Manushi: Ka skena?

Ilnisa: Ka skena të mjaftueshme.

revista.one/