Një grua proteston nudo për të përcjellë mesazhin e fortë ndaj dhunës seksuale (foto)
May 23, 2021Qytetarlt kanë dalë në protestë masivisht në zonat kryesore të kryeqytetit shqiptar kundër abuzimit seksual me të miturit. Disa ditë më parë, u mësua mbi përdhunimin në grup që i është bërë prej muajsh një 15-vjeçareje në Mirditë. Nga pesë personat e arrestuar, më i madhi prej tyre 44 vjeç.
Manifestimi që ka ndodhur sot në Tiranë, veç pjesëmarrjes së kënaqshme, u vu re edhe për mesazhet e forta që u përcollën.
Nuk munguan as parullat me mesazhe të pazakonta si “mos mi hap këmbët me zor”.
Mes personave që manifestonin në sheshin “Skënderbej” jo pak vëmendje tërhoqi një grua, e cila doli plotësisht e zhveshur e mbante me forcë një pankartë gjigante në duar.
revista.one/