Një hap drejt finales, Hygerta mes 5 banorëve që luftojnë për Çmimin e Madh

Një hap drejt finales, Hygerta mes 5 banorëve që luftojnë për Çmimin e Madh

February 21, 2026 0

Një tjetër prime plot dinamika, emocione e zhvillime i parapriu finales së madhe të spektaklit BBVK.

Prime nisi me diskutime të forta në shtëpi, ku sërish në qendër të vëmendjes u vendosën dyshimet për orientimin seksual të banorëve Londrimit dhe Klodiy, debat që përfshiu edhe Hygertën e Suanitën.

Në një tjetër moment, Londrimi foli për raportin me Elijonën, duke thënë se nuk mendon që ajo ka bërë ndonjë lojë të jashtëzakonshme, ndërsa Elijona u përgjigj se kurrë nuk e ka konsideruar veten superlojtare.

Mbrëmja u shoqërua edhe me një moment jashtë loje, kur moderatori Alaudin Hamiti adresoi sulmin fizik ndaj tij gjatë ditës, duke thënë se u gjend i papërgatitur, por se është mirë dhe se fokusi duhet të mbetet te spektakli që bashkon publikun.

Surprizat vazhduan me hapjen e kutive të zeza, ku banorët mësuan shumat që mund të fitojnë nëse arrijnë finalen, me vlera që shkojnë deri në 10 mijë euro.

Ndërkohë, një zarf i kuq për Klodin dhe Londrimin zbuloi se buja e tyre ka kaluar kufijtë e Kosovës, duke tërhequr vëmendje deri në Brazil.

Kulmi i mbrëmjes ishte shpallja e finalistëve.

 Nga gjashtë banorë që kishin mbetur në garë, tre prej tyre iu bashkuan Ludos dhe Elijonës, duke kompletuar kështu pesëshen finalist, Ludo, Elijona, Londrimi, Klodi dhe Hygerta

revista.one/