“Një natë e bukur në Washington”, babai i Dua Lipës sjell imazhe të reja përkrah vajzës në Këshillin Atlantik
November 13, 2021Artistja shqiptare, me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, të mërkurën (10 nëntor) mori pjesë në Këshillin Atlantik në mesin e shumë personaliteteve të njohura dhe me ndikim.
Këngëtarja u nderua me çmimin “Artistja e shquar e vitit 2021”, në Distinguished Leadership Awards.
Në këtë mbrëmje ajo ishte e shoqëruar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila po ashtu mbajti një fjalim.
Ndërsa prezent për ta përkrahur të bijën ishte edhe babai i saj, Dukagjin Lipa, i cili së fundi ndau disa imazhe nga kjo pjesëmarrje.
“Një natë e bukur në Këshillin Atlantik, në Washington D.C. Faleminderit të gjithëve për pritjen e mrekullueshme”, ka shkruar Dukagjini në disa fotografi ku shihet përkrah Duas.
Kujtojmë që pasi pranoi çmimin, ylli shqiptar i muzikës mbajti një fjalim duke u shprehur me krenari për Kosovën, kulturën dhe rininë shqiptare.
Ndërkohë, mes të tjerave, ajo kërkojë nga BE edhe liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
revista.one/