Njëmbëdhjetë fustanet e nusërisë të princeshave dhe vajzave të famshme

Njëmbëdhjetë fustanet e nusërisë të princeshave dhe vajzave të famshme

September 21, 2021 0

Disa nga fustanet e nusërisë të veshur nga vajzat e famshme dhe princeshat vitet e fundit, janë të paharrueshme.Ato frymëzojnë sot zgjedhjet që bëhen për ditën e veçantë të dasmës.

Nga nuset mbretërore si Kate Middleton dhe Meghan Markle, apo Kim Kardashian dhe Ariana Grande, nuk mungojnë pamjet që na lënë mbresa të forta.

Më poshtë ju sjellim disa nga fustanet më mahnitëse të viteve të fundit:

Ariana Grande

Lily Collins

Emma Bunton

Gwen Stefani

Hailey Bieber

Meghan Markle

Martesa e Meghan me Princin Harry u zhvillua në Windsor më 19 maj 2018 dhe kishte shumë spekulime për veshjen e saj të dasmës më parë.

Meghan i befasoi shikuesit ndërsa arriti me një fustan mahnitës nga Givenchy, krijuar nga stilistja britanike Clare Waight Keller, i cili vlerësohet të kushtojë rreth 100 mijë euro.

Meghan dhe Clare punuan ngushtë së bashku në modelin, i cili ishte i thjeshtë, por ndërtonte me mjeshtëri shpatullat dhe theksoi belin e hollë të Meghan.

Ajo kishte një vello katër metra të gjatë, e cila ishte e zbukuruar me lule nga 53 shtete dhe iu deshën 3.900 orë gjatë katër muajve për t’u krijuar.

Është konfirmuar që ajo kishte vendosur kurorën e Mbretëreshës Mary, e realizuar në vitin 1932.

Kate Upton

Kim Kardashian

Princesha Beatrice mahniti të gjithë kur realizoi një martesë të fshehtë me familjen e ngushtë, ndërsa lidhi kurorë me Edoardo Mapelli Mozzi.

Princesha 31-vjeçare dukej e mahnitshme në një fustan që i përket Mbretëreshës – dhe ajo nuk është e vetmja që ka shkëlqyer në dasmat mbretërore.

Më poshtë, jua sjellim të përmbledhura fustanet më të bukura të dasmave mbretërore:

Kate Middleton

Miliona njerëz në mbarë botën u ulën në 29 Prill 2011 për të parë dasmën e Kate Middleton dhe Princit William. Fustani i Dukeshës ishte i mahnitshëm dhe mori vëmendje të madhe nga adhuruesit dhe kritikët e modës.

Princesha Diana

Fustani i mahnitshëm i dasmës së Princeshës Diana është një nga më të famshmit në botë, qysh kur debutoi në katedralen e Shën Palit, në korrik 1981.

Ai u dizajnua nga një mik i ngushtë David Emanuel , i cili ishte një shok i ngushtë i Dianës para dhe pas dasmës së saj me Princin Charles.

Veshja ishte një fustan fildishi, me fije mëndafshi dhe dantellë antike, e cila kombinohej me vello shtatë metra të gjatë.

David Emmanuel e përshkroi atë si “mjaft dramatik në mënyrë që të krijojë një përshtypje”.

Sophie Wessex

Sophie Rhys-Jones, tani konteshë e Wessex, dukej mahnitëse kur lidhi kurorë me Princin Edward në vitin 1999.

Sophie zgjodhi një fustan nga Samantha Shaw e cila kishte një qafë në formë ‘v’ dhe një model mëndafshi të të lyer me dorë.

Fustani u zbukurua me 325,000 perla dhe rruaza kristali dhe u bashkua me një vello të detajuar kristali. 

revista.one/