“Njerëzit shpikin për t’u viktimizuar”/ U abuzua në moshën 9-vjeçare, Egli dhe Gjesti hedhin akuza ndaj Laertit
April 12, 2025Egli dhe Gjesti kanë vënë në dyshim deklaratën e Laertit se ishte abuzuar seksualisht në moshën 9-vjeçare, duke e konsideruar një histori të shtirur.
Kjo gjë ka sjellë një debat të ashpër gjatë prime-t të “Big Brother VIP”, ku Laerti ka mbetur i habitur nga këto deklarata.
Fillimisht ka qenë Egli ajo e cila ka debatuar ashpër me Laertin, e më pas situata është tensionuar.
Laerti: Gjesti kur ka hyrë në këtë shtëpi ka përdorur një fjalë me shaka, dyfytyrësh, kjo karakterizon më së miri Eglin dhe Gjestin. Të vinin të ma thonin mua. Mund të sjell një njeri nga jashtë që e di shumë mirë këtë histori. Me Eglin dhe Gjestin kemi pasur një marrëdhënie shumë të mirë këto dit, e kuptoj që për këtë garë mund të thuhen shumë gjëra, por që të arrish deri këtu do të thotë që nuk ke shpirt.
Egli: Unë nuk mundem ta vërtetoj kurrësesi… të lutem.
Laerti: Mos m’u lut fare. Trup të të vijë që dyshon këtë gjë. Kështu ke folur edhe për njollat Egli, hajde se kështu na surprizon me gënjeshtrat e tua.
Egli: Ne fakt kjo ishte një hije dyshimi e imja sepse është një gjë e paprekur. Unë nuk kam se si ta faktoj. Unë se kam thënë në mënyrë absolute që është gënjeshtër, por thash nuk e di pse kam dyshime. Nuk ke si e vërteton.
Laerti: Kam se si e vërtetoj po të them, të të vijë turp. Nuk le gjë pa bërë.
Pas këtij debati, ka ndërhyrë edhe Gjesti, duke e tensionuar edhe më tej situatën. Si Laerti ashtu edhe Gjesti kanë shpërthyer në tone të ashpra.
Laerti shpërtheu ndaj Gjestit me zë të lartë, duke e akuzuar për mungesë ndjeshmërie dhe për lëndim të thellë emocional. “Ti nuk e di çfarë kam kaluar! Si guxon të thuash që kam gënjyer?”, dëgjohej të thoshte Laerti, i frustruar dhe emocionalisht i ngarkuar.
Gjesti reagoi duke i kërkuar të mos i fliste me zë të lartë: “Mos ma ço zërin”, tha ai me një ton të ftohtë, duke e bërë momentin edhe më të tensionuar. Për pak çaste, studioja u kthye në një arenë emocionale ku dhembja personale dhe mendimet e pamatura u përplasën kokë më kokë.
Laerti nuk mundi ta fshehë zhgënjimin dhe tronditjen që ndjeu nga dyshimet që kishin shprehur shokët e tij të shtëpisë. Ai e cilësoi këtë si një nga momentet më të vështira në eksperiencën e tij brenda shtëpisë, duke theksuar se historia që kishte ndarë kishte kërkuar shumë guxim dhe kishte qenë një hap i rëndësishëm në rrugën e tij të shërimit personal.
Pas debatit, me ndërhyrjen e moderatorit dhe atmosferës së rënduar në studio, Gerta, Egli dhe Gjesti kërkuan falje publike.
Ata pranuan se fjalët e tyre ishin thënë në afekt, pa e menduar thellë se çfarë plage mund të hapnin tek Laerti.
Në klipin e publikuar nga produksioni, Gjesti, Egli dhe Gerta shprehen se nuk e besojnë historinë e Laertit, duke e cilësuar atë si “një shpikje për të marrë vëmendjen e publikut” dhe “një tentativë për t’u paraqitur si viktimë në prag të finales”.
Përballja e tyre me këtë klip gjatë gjysmëfinales krijoi një atmosferë të rënduar në studio. Moderatori i spektaklit i kërkoi secilit prej tyre të komentojë për ato që u thanë në video. Të vendosur përballë reagimeve të forta nga publiku, Gjesti, Egli dhe Gerta u përpoqën të shpjegojnë qëndrimet e tyre, ndërsa tensioni ishte i dukshëm në fytyrat e të gjithëve.
Klipi nxiti debate të ashpra në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës dënuan ashpër mënyrën sesi u diskutua një temë kaq e ndjeshme dhe personale. Shumë komentues kërkuan që në raste të tilla, empatia dhe mbështetja ndaj viktimave të traumave të ngjashme të jetë parësore, pavarësisht dyshimeve personale që mund të lindin në një ambient si ai i “Big Brother”.

revista.one/