Njihuni me dy gazetarët që morën Çmimin Nobel të Paqes!

Njihuni me dy gazetarët që morën Çmimin Nobel të Paqes!

October 8, 2021 0

Çmimi Nobel për Paqen për vitin 2021 iu dha dy gazetarëve dhe aktivistëve të fjalës së lirë, Maria Ressa nga Filipinet dhe Dmitry Muratov nga Rusia.

Kryetari i komitetit, Berit Reiss-Andersen, u shpreh se këto dy çmime jepen për “përpjekjet e gazetarëve për të mbrojtur lirinë e shprehjes, e cila është një parakusht për demokracinë dhe paqen e qëndrueshme”, siç tha ai.

Për t’i njohur me publikun dy gazetarët që fituan çmimet, ju tregojmë background-in e Muratov dhe Ressa:

Dmitry Muratov është një gazetar rus, njëkohësisht kryeredaktor i gazetës “Novaya Gazeta”, e përshkruar nga Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve si “e vetmja gazetë vërtetë kritike me ndikim kombëtar në Rusi ditët e sotme”.

Në vitin 2007, Muratov fitoi një Çmim Ndërkombëtar të Lirisë së Shtypit, për guximin e tij në mbrojtjen e lirisë së shtypit përballë sulmeve, kërcënimeve dhe burgimit.

Gjithashtu, Maria Ressa është një gazetare dhe autore filipino-amerikane, bashkëthemeluese dhe CEO e Rappler. Ressa. Ajo ka kaluar dy dekada si reportere investigative në Azinë Juglindore për CNN.

Në vitin 2020, gazetarja u dënua për shpifje sipas një ligji të diskutueshëm të Filipineve kundër krimit në internet, veprim i cili dënohet gjerësisht nga grupet e të drejtave dhe gazetarët si një sulm ndaj lirisë së shtypit.

revista.one/