Njihuni me “King Kobrën” nga Prizreni, pendohet për 150 krimet e kryera, mesazh të rinjve…
March 2, 2021Dibran Hoxhaj, i cili e quan veten King Cobra njihet si një njeri me të shkuar kriminale, por edhe si një bamirës i rregullt dhe besimtar i devotshëm mysliman.
Në një intervistë për “Shqipëria Live”, ai dha një mesazh të rëndësishëm edhe për të rinjtë.
Hoxhaj u shpreh se ka qenë e vështirë që të tërhiqej, por që ja ka dalë.
“Ne i kemi borxh fesë myslimane, Allahu nuk ka nevojë për ne, por ne për të. Nuk kam përdorur asnjëherë alkool, nuk kam bërë asnjë tatuazh, nuk kam pirë asnjë cigare dhe nuk kam provuar drogë. Kur njeriu zhytet thotë se ma bënë të tjerët, por jo. Nga të gjitha shtresat e njerëzve, edhe ato që pinë drogë, nuk arritën të më bënin pjesë të tyre. Të ofrojnë si shenjë respekti, por unë e refuzoja. Ata mendonin se e përdor larg syrit të njerëzve, por nuk ishte aspak ashtu”,- tha ai.
Ai tha gjithashtu se është penduar për ato që ka bërë dhe madje ka kërkuar falje.
“Kam kërkuar falje, edhe jam penduar. Nuk mburrem me atë që dikush është lënduar nga unë, nuk kanë qenë veprime të qëllimshme. Por kur dikush të del para me pistoletë, unë nuk mund të dal ta pres me daulle. U kërkoj falje edhe personave që nuk kanë bërë ankesë në polici. Ka raste që dikush nuk e ka pranuar faljen time. Janë 70 familje që jam si në gjak”,- tha ai.