Noizi ironizoi Mozzik për orët e shtrenjta, reagon ashpër vëllai i tij
September 18, 2025Ndalimi i reperit Mozzik në Doganë për shkak të orës së tij luksoze Richard Mille vazhdon të jetë një nga temat më të diskutuara të ditëve të fundit.
Episodi, që fillimisht u bë kryefjalë për vlerën e lartë të aksesorit dhe procedurat që ndoqën autoritetet, ka marrë së fundmi edhe një dimension tjetër: reagimet mes artistëve të njohur të skenës.
Reperi Noizy ishte i pari që reagoi publikisht, duke shpërndarë postime me tone ironike në adresë të Mozzikut.
Ironia e tij u interpretua nga ndjekësit si një përpjekje për ta kthyer çështjen në humor, por gjithashtu ndezi debatet mes fansave.
Në këtë situatë është përfshirë edhe Getinjo, vëllai i Mozzikut, i cili nuk qëndroi i heshtur.
Ai publikoi një reagim të drejtpërdrejtë në rrjete sociale, duke iu drejtuar Noizyt me kritika të forta:
“Kurrë nuk u mbushe mend ore shok, gjithë ato suksese e të mira sërish adoleshent”, shkroi ai, duke e cilësuar sjelljen e kolegut të papjekur.
Mesazhi u interpretua si një mbrojtje e hapur ndaj vëllait, por edhe si një sulm i qartë ndaj Noizyt, duke e shtuar më tej tensionin mes palëve.

Noizy përmes disa postimeve në Instagram, ka komentuar me humor situatën.

“Ka bërë foto….. [dhe qesh më pas”, dëgjohet Noizy të thotë në një audio-incizim gjatë një bisede me një person të paidentifikuar.
“Si i tha ho boma 1 foto me këtë librin. Ne ne këto 2 milionë euro se i kisha në xhep ene të iki unë se kam punë”.

“Kështu ka qenë historia e vërtetë. Ka shku në dyqan, ju dha atyne 2 milion shpejt e shpejt. Ka dalë nga dyqani. Është ‘kthy’ prap, [duke i thënë]: “Ma jepni pak orën se harrova ta marrë”, ka thënë ai tutje duke e përpunuar më shumë skenarin e tij.

Ndërkohë, kujtojmë se Mozzik është bërë pjesë e lajmeve pas bllokimit të dy orëve luksoze nga autoritetet doganore në Aeroportin e Prishtinës. Bëhet fjalë për një orë Richard Mille dhe një Rolex, me një vlerë totale mbi 1.3 milionë euro. Sipas Doganës së Kosovës, aksesorët nuk ishin deklaruar në hyrje të vendit, çka ka çuar në sekuestrimin e tyre.

Aktualisht, orët ndodhen në posedim të njësive doganore, deri në një vendim të mëtejmë nga Prokuroria.
Këngëtari i shoqëruar nga avokati i tij Arianit Koci, është paraqitur sërish sot në ATK lidhur me blerjen e dy orave luksoze – një Richard Mille dhe një Rolex – që kapin vlerën e përgjithshme prej 1.340.027,50 euro.
Pas paraqitjes, Mozzik foli për GazetënDemos, duke sqaruar rrethanat e ndalimit të tij nga Dogana e Kosovës.
“Në momentin që e kam publiku foton ka qenë një ditë pa ardhë prej Zvicrës në Kosovë.
Kur kam ardhë ka qenë një kontroll rutinor, krejt normal. E shfrytëzoj rastin me falënderu Doganën e Kosovës për sjelljen e mirë. Ishte thjesht një kontroll rutinor, asgjë më shumë. Janë procedura që duhet me u respektu”, u shpreh ai.
Nga ana tjetër, avokati Koci tha se Mozzik nuk duhet të paguajë në Doganë, pasi është shtetas dhe rezident në Zvicër.
“Ka paqartësi në ligj. Me rëndësi është që zyrtarët e Doganës po tregojnë mirëkuptim ndaj nesh, por natyrisht, ata duhet ta zbatojnë ligjin. Ky jeton në Zvicër, ka lejeqëndrim atje, dhe nëse vjen me një orë të blerë në Zvicër e qëndron disa ditë në Kosovë, për t’u kthyer sërish në Zvicër, sipas nesh nuk ka logjikë të paguajë Doganë”, tha Koci.
Ai shtoi se, sipas ligjit, edhe nëse ora do të ishte dhuratë, në rast se mbetet në Kosovë, Dogana duhet të paguhet.
Duke dalë nga çështjet ligjore, Mozzik pati edhe një reagim ndaj Noziyt, i cili pretendoi se ora nuk ishte e tij dhe se e kishte përdorur vetëm për fotografi.
“Hajde, thuj le të na ndihmonë te nxjerri. Hajde mor burrë, ndihmona. Komuniteti i artistave le të më përkrahë, edhe unë jam artist”, tha Mozzik.
revista.one/

			
