Noizy flet për nënën e vajzës dhe jetën romantike sot: Single apo në lidhje?
July 19, 2024Reperi i njohur Noizy në një intervistë të dhënë së fundmi ka folur për jetën e tij personale, një temë ku publiku ka shumë kuriozitet.
Të gjithë e mbajmë mend këngën që Noizy i kushtoi vajzës së tij, Leandrës, “Noku i vogël”. Sot Leandra është 17 vjeç dhe Noizy ka treguar më shumë për marrëdhënien me të. Ai ka rrëfyer në podkastin “Zë me Mirën” se për shkak të rrethanave nuk ka mundur të jetë prezent aq sa duhet në jetën e saj. Për këtë arsye, Leandra ka një marrëdhënie më të afërt me prindërit e tij, gjyshërit e saj.
I ftuar në “Zë më Mirë Podcast” ai u shpreh se dashuria më e sinqertë është ajo që ka patur për nënën e vajzës së tij. Ish e dashura që kam dhe vajzën me të ka qenë dashuria e parë. Ajo është hera e parë dhe e fundit që kam dashuruar. Është si kur thyhet akulli ose pasqyra dhe ti e bashkon por shenjat duken përherë. Ajo është dashuria e parë më e sinqertë kur dashuron në moshë të vogël. Nuk më është dhënë mundësia të jemi një familje normale”, tha Noizy.
“Nuk më është dhënë mundësia për shkak të rrethanave të jetës midis meje dhe mamasë së saj të kemi lidhje siç e ka një familje normale. Mundohemi të kemi kontakt. Flasim në telefon. Rrimë këtu tek shtëpia ime. Me mamin, me babin”, -zbuloi këngëtari.
Më tej ai rrëfen se nuk është në një lidhje pasi është i fokusuar në muzikë:
“ Të dashurat akoma nuk kanë hyrë në jetë, kanë qenë prioritet familja dhe muzika, por mbi të gjitha muzika”, shtoi ai.
Megjithatë, ai pranoi se së shpejti dëshiron të heqë dorë nga disa prej angazhimeve që ka për të investuar më shumë në marrëdhënien me vajzën.
“Angazhimet e mia të tepërta nuk më kanë lënë të kem me vajzën një komunikim, ose një lidhje, por edhe me gjithë familjen time. Mirëpo në një të ardhme, ndoshta dhe shumë shpejt, do doja që t’i thosha vetes pak stop nga angazhimet e tepërta që s’kam nevojë dhe të provoj të bëhem një baba shembull, siç jam edhe për muzikën”, tha Noizy.
revista.one/