Noizy i kërkuar nga Policia, performon në diskotekë në Prishtinë/ Ja apeli i Prokurorisë

Noizy i kërkuar nga Policia, performon në diskotekë në Prishtinë/ Ja apeli i Prokurorisë

August 5, 2024 0

Reperi shqiptar, Noizy, i cili është në kërkim nga Policia e Kosovës për përfshirje në një rrahje në Pejë, dyshohet të ketë performuar në diskotekën “Venom” në Prishtinë dy netë më parë.

Video nga performanca e tij kanë filluar të qarkullojnë gjerësisht në rrjetet sociale.

Megjithatë, pronari i klubit “Venom”, Alex Duhani, ka mohuar këtë informacion.Ndaj Noizy-t është lëshuar fletë arresti dhe uniformat blu po bëjnë kërkime për vendosjen e tij në pranga.

Në faqen zyrtare të “Venom” është postuar një njoftim në të cilin thuhet se koncerti i planifikuar i Noizyt është anuluar për arsye ligjore.

Përkundër këtij njoftimi, pamjet e fundit të shpërndara në rrjetet sociale tregojnë se Noizy ka qenë në skenën e “Venom”-it dhe ka performuar mbrëmë.

Kjo krijon kontradiktë me informacionet zyrtare dhe ngre dyshime mbi situatën.

Operacioni për kërkimin e Noizyt është duke u realizuar me urdhër të Prokurorisë në Pejë.

Zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi, ka apeluar për bashkëpunim: “I njëjti nuk është paraqitur në stacionin policor për intervistim. I bëjmë apel këngëtarit që të paraqitet tek organet kompetente”, ka thënë ai.

revista.one/