Noizy paralajmëron se do të organizojë një diçka të madhe
March 25, 2022Përmes disa Instastory Noizy ka lajmëruar se një projekt “gjigand” do të vijë në muajin gusht të këtij viti.
“Koncerti i madh do të mbahet në gusht. Kapacitet, minimumi 30 mijë veta,” – shkroi rreperi.
Me siguri ndjekësit e Noizy-t do ta mirëpresin këtë organizim, që ende nuk dihet se ku do të realizohet.
Sa i përket projekteve të reja, kujtojmë që reperi solli muajin që kaloi këngën “Dhimbje” ndjekur më pas me “Chicken Dinner”.