Noizy prezanton emrin e albumit, pjesë e tij edhe kënga “Tunde”

Noizy prezanton emrin e albumit, pjesë e tij edhe kënga “Tunde”

June 30, 2021 0

Me anë të disa postimeve në InstaStory reperi Noizy ka treguar për të gjithë ndjekësit e tij se kënga e re do të vijë nën titullin “Tunde”.

Po ashtu ai ka zbuluar se ky projekt do të publikohet këtë të premte (2 korrik). Noziy ka paralajmëruar të gjithë se ky është vetëm fillimi sepse shumë shpejt do të sjellë shumë hite.

Para pak ditësh, reperi ka bërë të ditur se ka gati një album të ri, që do të publikohet copëza copëza. Noizy ka treguar se këngët do të publikohen çdo javë ose 10 ditë, ndërsa titulli i albumit është zbuluar vetëm së fundmi.

Ky projekt i punuar me kaq përkushtim dhe dashuri do të titullohet “Alpha” dhe Noizy s’mund të gjente një emër më të përshtatshëm se ky për albumin e tij.

“Alpha-The Album”, shkruan Noizy.