Noizyt i ndalohet të hyjë në SHBA, zbulohet arsyeja

Noizyt i ndalohet të hyjë në SHBA, zbulohet arsyeja

October 29, 2024 0

Reperi i njohur Noizy, ka anuluar koncertin e tij në SHBA. Ai nuk lejohet të hyjë në tokën amerikane për shkak të një problemi me vizën.Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Me keqardhje ju njoftoj se nuk do jem prezent në turneun e Amerikës këtë rradhë, problemi ishte tek vizat. Gjithsesi uroj që shumë shpejt të jem pranë jush”, ka shkruar Noizy.

Kujtojmë se Gjykata e Durrësit e liroi më 16 gusht 2024 nga qelia kundrejt garancisë, 50 milionë lekë të vjetra, (50 mijë euro) Rigers Rajkun, i njohur me emrin Noizy, ndërsa Kosova e ka shpallur në kërkim pasi e akuzon se bashkë me grupin e tij ka dhunuar personazhin e TikTok, Medi Iseni.

Noizy, u arrestua në Shëngjin më 7 gusht 2024, pasi akuzohet për plagosje të rëndë në një klub nate në Pejë. Në pranga bashkë me Rigels Rajkun ra edhe miku i tij Bahtjar Bajraktari i njohur si DJ Crax, i cili u lirua para disa ditësh.

revista.one/