“Nuk besoj…Jam e habitur”, ish-e dashura e Klodit komenton marrëdhënien me Londrimin
December 7, 2025Marrëdhënia e ngushtë mes Klodit dhe Londrimit në Big Brother VIP Kosova 4 ka qenë ndër temat më të përfolura kohët e fundit, duke nxitur spekulime për natyrën e afërsisë së tyre brenda shtëpisë.
Për të sqaruar këto dilema, ish-e dashura e Klodit ka pranuar një intervistë ekskluzive për Prive, ku ka folur hapur dhe pa doreza mbi atë që po ndodh mes dy banorëve.
Ajo ka bërë një krahasim me të kaluarën, duke treguar se Klodi ka qenë gjithmonë një person jashtëzakonisht social dhe miqësor, dhe nuk ka ngurruar të flasë edhe për mundësinë që marrëdhënia me Londrimin të shkojë përtej shoqërisë.

“Ai kishte një marrëdhënie vërtet të mirë me një djalë tjetër në realityn tonë, gjithashtu ata ishin duke kaluar kohë bashkë. Unë po krahasoja dy miqësitë”, u shpreh ajo për Prive, duke theksuar diferencën mes miqësisë së ngushtë dhe një lidhjeje romantike.
E pyetur nëse ekziston mundësia e një romance apo afrimiteti fizik mes Klodit dhe Londrimit, ajo tha: “Nuk e besoj që do bënte çdo gjë me një djalë, ta puthte apo të bënte diçka tjetër, por kurrë mos thuaj kurrë. Mund të jetë gjithçka, por s’e besoj që do të jenë çift”.
Ish-e dashura nuk u ndal aty dhe foli gjithashtu për ndarjen e tyre dhe për momentet e ndryshme që kanë kaluar së bashku, duke dhënë një pasqyrë më të plotë mbi karakterin e Klodit dhe mënyrën se si ai ndërvepron me të tjerët brenda shtëpisë së BBVK.
Ajo ka treguar se, nga ajo që njeh, dyshon fort se brenda shtëpisë së BBVK ai mund të ketë krijuar ndonjë pëlqim romantik.
Duke folur për Prive By Liberta Spahiu, ajo tha: “Unë nuk besoj se atij i pëlqen ndonjëra nga vajzat aty, sepse tipi i tij është një vajzë natyrale. Pa kirurgji, me pak grim, me të vërtetë i pëlqejnë vajzat e pastra dhe natyrale. Edhe kur ishte në reality show-n Too Hot to Handle më thoshte: ‘Më pëlqen ti me të vërtetë sepse je e vetmja vajzë natyrale’, por sidomos kur ishim bashkë donte që unë të dukesha elegante. Unë derisa po i shikoja vajzat në shtëpinë e BBVK dhe i pashë si janë, atij me të vërtetë i pëlqejnë vajzat e pastra dhe natyrale. Nuk e di nëse prej tyre do të ishte tipi i tij, nuk besoj që po i pëlqen ndonjëra. Unë mendoj që nëse ndodh diçka aty mes tij dhe një vajze, do të vinte nga vajza, jo nga ai. Ato do të përpiqeshin të jenë me të.”
Sipas saj, Klodi ka një shije shumë të qartë dhe të pandryshuar në raport me vajzat, gjë që e bën të vështirë që ai të ketë krijuar simpatinë për ndonjërën prej konkurrenteve të Big Brother VIP Kosova.
Në fund, ajo la të kuptohet se çdo afrimitet, nëse lind, do të jetë më shumë iniciativë e vajzave sesa e tij.

Ndiqni intervisten ne kete link: https://www.facebook.com/watch/?v=1250345503587847
revista.one/


