Nuk darkoi me Donaldin/ Ja ku u zhduk Beatrix nga mërzitja pas shakave të Salsanos dhe Ermalit

Nuk darkoi me Donaldin/ Ja ku u zhduk Beatrix nga mërzitja pas shakave të Salsanos dhe Ermalit

February 12, 2022 0

Beatrix Ramosaj sipas burimeve të Prive.al nuk është fare në Tiranë por i ka hipur aeroplanit dhe është larguar nga Shqipëria për disa ditë.

Kjo ishte arsyeja pse mes tjerash Dagzi tha se nuk mund të vinte me taksi por i duhej aeroplan nëse ndërron mendje.

Trixa nuk ka bërë asnjë postim në rrjete sociale, as mbi ngjarjen e as mbi vendndodhjen ku është aktualisht. 

Ermal Maqi deklaroi se do ta marrë Borën në film. Donaldi kërkon që ta paguajë mirë dhe me shaka pyet për rolin e tij.

Salsano Rrapi në këtë bisedë shprehet se Donaldi në film do ta ‘vrasë’ edhe Trixën gabimisht. Kjo shkakton të qeshura me tallje mes banorëve, përfshirë Donaldin, skenë e mjaftueshme për ta lënë Trixën të mërzitur.

Beatrix Ramosaj u mërzit me batutat e Salsanos dhe banorëve të tjerë teksa përmendën Bora Zemanin, ndaj vendosi të mos ishte e pranishme në spektakël megjithëse do të darkonte me Donaldin.

Ky i fundit u mërzit nga mungesa e Trixës dhe nuk e shijoi sa të tjerët darkën me ish-banorët.

Beatrix s’ka bërë asnjë reagim duke mos treguar personalisht as me kë është mërzitur dhe as se ku ndodhet.

Ndërsa kushërira e saj Anxhelina reagoi me një koment.

“Ermal sepse sic e the dhe vet jemi miq, dhe ta siguroj nuk eshte prek nga permendja e personave te tret( sepse Trixes i jan fut parashuta me te tilla provokime dhe nuk ka reaguar, sepse nuk i intereson) Por eshte prekur nga batuta palidhje e Zotri Salsanos( per vrasje e therje) dhe te qeshurat histerike te banoreve qe ajo i konsideronte shume te afert. Ti e fillove po u perkeqesua nga te tjeret qe qeshin akoma me humor te 95′ Kaq! Trixa ka te drejten e te gjith botes te merzitet e te mari cfare vendimi te doje sepse boll ka duruar!”, ka shkruar Anxhelina.