“Nuk do martohesha kurrë si Kiara dhe Luizi për famë”, modelja flet pa ‘dorashka’

“Nuk do martohesha kurrë si Kiara dhe Luizi për famë”, modelja flet pa ‘dorashka’

July 7, 2023 0

Dorela Kajo, modele, e ftuar në “Breaking” diskuton në lidhje me lajmet e fundit nga show bizit. Menjëherë modelja ka ngjallur debate në rrjetet sociale, pasi ka bërë një pohim të befasishëm se nuk do të ndiqte shembullin e çiftit të Big Brother Luiz Ejlli dhe Kiara Tito.   

Kajo pohoi se dëshiron të vazhdojë të jetë pjesë programeve televizive të show bizit. “A do të merrje pjesë në Big Brother VIP 3?”, e pyeti moderatorja.

“Shtëpia e Big Brother është më e famshmja në Shqipëri, kështu, që normalisht që do të pranoja”, pohoi Dorela.

Lidhur me historitë e dashurisë dhe debatet që e shoqërojnë këtë format, Dorela deklaroi se nuk do të pranonte një histori dashurie thjesht për hir të famës.

“Jo, nuk do pranoja! E kuptoj se aty mund të dashurohesh, por nuk do të arrija në atë pikë si Luizi dhe Kiara. Nuk mendoj se mund të jetë reale lidhja e dashurisë mes Luizit dhe Kiarës”.

Moderatorja këmbënguli se ata janë të celebruar tashmë, por Dorela u shpreh se “Nuk mendoj se ata janë real!”. Lidhur me pyetjen, nëse do të lidhej me një person, nëse këtë e kërkon formati si tek emisionet e dashurisë, modelja tha se “Për momentin, jo! Nuk të bën patjetër të famshme dashuria”. Për procesin e konkurrimit në “She’s on Top”, Dorela tha se “me anëtarin e jurisë Krist Aliaj ka pasur shumë debate, por jashtë kamerave ish banori i Big Brother tregohet korrekt me të gjitha vajzat”.

“A ka pasur dyshime për Kristin në lidhje me ndonjë vajzë në “She’s on Top”? pyeti moderatorja.      

     

 “Ne vajzat kemi pasur qejf ta ngacmojmë Kristin, por nuk ka pasur ndonjë pëlqim”, tha Dorela.

Ndërsa Dea Mishelin, Dorela e vlerësoi si “njeri shumë pozitiv, shumë e ëmbël dhe mbështetëse”,

Në lidhje me komentet në rrjetet sociale, Dorela tha se ka marrë nota negative për theksin e të folurit, pasi ka jetuar në Greqi.

Dorela Kajo është një nga vajzat konkurrente në “She’s On Top”, që është reality show i programit “E Diell”. Produksioni i vendos modelet aspiruese kundër njëra-tjetrës në një seri sfidash të frymëzuara nga moda dhe bukuria. Çdo javë sjell sfida të ndryshme, ku një modele eliminohet, ndërsa kërkimi për modelen “On Top” vazhdon.