“Nuk e di kush po ndjek tjetrin”, Gjesti dhe Egli në të njëjtin hotel me Xhenetën

“Nuk e di kush po ndjek tjetrin”, Gjesti dhe Egli në të njëjtin hotel me Xhenetën

May 5, 2025 0

Gjatë bisedës në emisionin “trotuar”, Graciano i përmendi Xhenetës Eglin, duke e pyetur nëse e kishte takuar në ambientet e Top Channel. Përgjigjja e saj i habiti të gjithë.

Xheneta u shpreh se nuk i kishte takuar në ambientet e televizionit, por kishte dëgjuar një detaj interesant për qëndrimin e tyre në Tiranë.

“Unë nuk i takoj këtu, por kam dëgjuar se po flejnë tek hoteli ku unë rri, në kohën kur jam në Tiranë. Tani nuk e di se kush kë po e ndjek”, u shpreh ajo.

Xheneta Fetahu ka bërë të ditur se është takuar me Gjestin në ambientet e Top Channel, konkretisht në korridoret e televizionit. Ajo tregoi se gjatë këtij takimi të shkurtër, ai i kishte buzëqeshur, gjë që u nënkuptua fillimisht nga Graciano në emisionin Trotuar dhe më pas u konfirmua nga vetë Xheneta.

Sipas saj, ka qenë pikërisht Gjesti ai që e kishte parë dhe i kishte buzëqeshur, një detaj që, sipas dukjes, ishte komentuar edhe nga stafi pas kamerave.

Kjo deklaratë ka ngjallur diskutime në rrjet dhe ka shtuar kuriozitetin rreth marrëdhënieve mes ish-konkurrentëve dhe kontakteve të tyre jashtë ekranit.

revista.one/