“Nuk e kam në plan martesën”, Egli Tako flet për raportin me Gjestin

“Nuk e kam në plan martesën”, Egli Tako flet për raportin me Gjestin

June 21, 2025 0

Egli Tako ishte mbrëmë në emisionin Canapé, ku theu heshtjen për herë të parë pas përfundimit të Big Brother Albania.

Ajo foli për karrierën, projektet e reja, shtëpinë e re mediatike dhe mbi të gjitha – për raportin e saj me Gjestin.

Ashtu siç kishte raportuar më herët Prive By Liberta Spahiu, Egli konfirmoi se marrëdhënia e saj me Gjestin jashtë shtëpisë është e pandryshuar.

Kemi kontakt herë pas here. Siç ka qenë raporti ynë në shtëpinë e Big Brother, ashtu ka mbetur edhe jashtë,” u shpreh ajo.

Egli tha se ka parë videon ku Gjesti, gjatë një koncerti live, ka puthur bluzën me fotografinë e tyre, dhe reagoi për këtë veprim të Gjestit: “I dërgoj një puthje nga studio, ashtu siç veproi edhe ai,” u shpreh ajo me një buzëqeshje.

Megjithatë, Egli theksoi se nuk ka më çfarë të shtojë mbi marrëdhënien me Gjestin, duke respektuar dëshirën e tij të shprehur në ‘Post Big Brother Albania’ për ta mbajtur privatësinë e tyre larg vëmendjes publike.

Egli theksoi se është gati për një kapitull të ri në industrinë e muzikës.

Egli Tako foli për familjen, duke u emocionuar.

E prekur nga kujtimet dhe mbështetja që ka marrë prej tyre, Egli ndau me publikun se në ditët më të vështira të saj, ishte familja që i dha forcë për të vazhduar përpara.

Ajo tregoi se mesazhet dhe fjalët e tyre ngushëlluese, edhe në heshtje, i kanë vlejtur më shumë se çdo gjë tjetër.

Egli zbuloi ekskluzivisht për publikun projektin e saj më të ri muzikor, duke lëshuar për herë të parë këngën që pritet të bëjë bujë.

Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte bashkëpunimi, një emër i njohur nga muzika shqiptare që Egli ende nuk preferoi ta zbulojë plotësisht.

“Është diçka që nuk e prisni, por që do ju pëlqejë shumë,” u shpreh Egli ndër të tjera.

Egli foli pa filtra për eksperiencën e saj jashtë shtëpisë dhe për reflektimet që ka bërë mbi marrëdhëniet në çift.

“Asnjë punë në çift nuk mund ta bësh vetëm,” tha ajo, duke vënë në pah se një lidhje funksionon vetëm kur të dy palët kontribuojnë dhe bashkëpunojnë njësoj.

Ajo foli edhe për jetën personale, duke u ndalur te një nga pyetjet më të shpeshta që i bëhen, për të ardhmen si nënë.

“Nuk e kam në plan të bëhem nënë,” u shpreh Egli, duke shtuar se për momentin nuk e ka fokusin te martesa apo krijimi i një familjeje.

Ajo tha se është në një periudhë ku po investon te vetja, karriera dhe projektet personale, duke lënë çdo gjë tjetër të vijë natyrshëm, në kohën e vet.

Egli u përballë me pyetje të drejtpërdrejta për jetën personale dhe komentet që qarkullojnë për të në rrjete sociale.

E pyetur nëse ndjen nevojën të reagojë apo të japë sqarime për gjithçka që thuhet për të, Egli u përgjigj: “Nuk e ndjej nevojën të sqarohem.”

revista.one/