“Nuk e meriton nga ai monstra”/ Fation Kuqari hidhet në mbrojtje të Heidit

“Nuk e meriton nga ai monstra”/ Fation Kuqari hidhet në mbrojtje të Heidit

May 15, 2024 0

Në ditët e fundit Heidi dhe Graciano ishin përfshirë në debate të forta, ku nga ky i fundit nuk kanë munguar edhe ofendimet.

Për këtë, Fationi ka reaguar ashpër nga studio, duke e cilësuar Gracianon si skuth, teksa ka patur kritika dhe për Romeon pasi sipas tij, duhet të reagonte.

“Graciano është super skuth, bën gjithçka për lojë. Romeo ke thënë që Heidi do jetë shoqja jote e jetës. Tat ha Heidi situatën çfarë kishte ndodhur, e dëgjova  dhe që taka thënë vetëm Graciano që i kishte përmendur edhe Alfion dhe mua. Nuk më pëlqen kjo që bën. Njeriu i del në krah shoqes së jetës. Nuk dua të flas për dhunë por pres nga ty si djalë shqiptar, si vlonjat, të reagosh që në momentin që e dëgjon, jo tani në prime. Në këtë rast, të betohem, reago sepse pretendon që është shoqja e jetës. Mos e lër atë gocën të përfshihet në këto situata të shpifura, nuk e meriton ajo vajza nga ai monstra aty.

Ti reagon tek ‘më shkeli syrin’, dhe nuk flet tek ‘shko futju në krevat’. Ta them si mik, merre si këshillë.”- tha Fatjoni.

Kujtojmë se gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP, Fationi u afrua me Heidin dhe patën një flirt. Gjithsesi Heidi ishte e pavendosur dhe e bënte xheloz.

Flirtimet dhe shenjat e xhelozisë mes Fation Kuqarit dhe Heidi Bacit në “Big Brother Vip”, ishin kthyet në diskutime të gjata mes tyre, për të kuptuar marrëdhënien dhe raportin me njëri-tjetrin.

Ka qenë Fationi ai i cili shprehej se nuk është ndjerë i respektuar nga Heidi që ka flirtuar me të tjerë, momentin që ai i ka dërguar sinjale që ka një pëlqim për të.

“Kam parë shumë shikime të tjera që mua nuk më kanë pëlqyer. Natyra ime e kam që kur i jap sinjale një personi nuk i jap një të dyti apo të treti. Kështu e pres dhe unë. Ti je shumë vajzë e mirë. Të shikoj që i jep sinjale meshkujve të tjerë nuk i vjen mirë”, është shprehur Fation Kuqari.

Por kjo nuk është pritur mirë nga Heidi e cila tha se ka qenë vet ai që është larguar nga ajo, ndërsa Fationi i tha se ajo luan me dy-tre porta.

Ndërkohë edhe opinionistët Arbër Hajdari dhe Ori Nebijaj kanë kritikuar ashpër Gracianon për ofendimet e bëra nga ai ndaj Heidit, gjatë debateve të fundit.

Arbri u shpreh se Graciano kaloi limitet njerëzore, teksa Ori shtoi se ai e shfrytëzoi situatën.

Arbër Hajdari: Ai e sheh Heidin si kundërshtare për në finale dhe sa pa qnjë tëqeshur thado e përdor. Kaloi çdo limit. Është në dopjo rol. Se kur ajo qeshi për Lisin tha ishte shaka çfarë të keqe ka, kur të ndodhi vetë reagon. E teprove shumë. Doje ta nxirrje nga vetja Heidin. Duhet të thuash të vërtetën dhe kur është kundër vetes. Je përdorues i situatës. Ke treguar që këto situata dhe provokime fusin njerëzit në ngatërresë. Justifikon sjelljen që e detyron Romeon të kalojë përtej limiteve njerëzore. Dhe uron që të kalojnë përtej niveleve.

Ori Nebij: Nuk e kuptoj pse Graciano është i vetmi pronari i të vërtetës. I thotë mashtruese, por se për çfarë e ka mashtruar Heidi vetëm ai e di. Është shfrytëzim për lojë siç e thotë Arbri.

revista.one/