“Nuk e njoh”/ Vjen reagimi i Meridianit për deklaratën e Luiz Ejllit
May 17, 2023“Nuk e njoh Meridianin”, kështu u shpreh Luiz Ejlli në intervistën e tij të fundit për “Shqipëria Live”. Në këtë dalje të tij, fituesi i “BBV2” u pyet për “shokët” e tij më të afërt, një ndër to edhe Ramcaj, për të cilin pa hezitim tha se e njihne shumë pak ose aspak për ta pasur shok.
Dhe teksa pritej me kërshëri, ka ardhur një reagim për këtë deklaratë nga Meridiani.
Ai ka postuar një shprehje në Instagram ku thuhet: “Nëse dikush është i keq me ju, fillimisht provoni dashurinë. Nëse kjo nuk funksionon, dhembshurinë. Nëse edhe kjo nuk funksionon, distancën”.
Me sa kuptojmë, ish-banori i “BBV1” paska zgjedhur të distancohet nga ai që disa javë më parë ishte miku i tij.
revista.one/