Nuk është Jozi, Loredana puthet në buzë me…

Nuk është Jozi, Loredana puthet në buzë me…

April 11, 2025 0

Puthjet në buzë në këtë edicion të katërt të “Big Brother VIP” nuk kanë munguar. Këto puthje nuk i kanë dhënë vetëm çiftet që janë krijuar brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, po edhe banorët e tjerë për lojë, për argëtim apo edhe gjatë një debati.

Një puthje ka ndodhur ditën e djeshme mes Danjës dhe Loredanës dhe shkak është bërë një sfidë e Eker për të gjithë banorët.

Secili prej banorëve do të konsumonte pijen me shijen e tyre të preferuar si dhe do të kryenin një urdhër sekret. Nëse këto urdhra zbatohen me sukses atëherë ato do të marrin një super dhuratë.

“Në tavolinë ke dy pipa, ndaj kefirin tënd me një banor dhe krijoni një situatë romantike”, ishte sfida për Loredanën.

Banorja fillimisht tha duke qeshur emrin e Laertit, por më pas tha Jozin. Teksa ky i fundit po thoshte ja të mendoj, Loredana ndryshoi emër e tha atë të Danjës.

Banorja e pranoi kërkesën e Loredanës dhe pasi pinë në të njëjtën shishe, ata i dhuruan njëra-tjetrës një ‘baby kiss’.

revista.one/