“Nuk flasim fare…”, e përmendi në Big Brother, Stine komenton marrëdhënien me Roza Latin

“Nuk flasim fare…”, e përmendi në Big Brother, Stine komenton marrëdhënien me Roza Latin

June 24, 2024 0

Këngëtari Stine ishte i ftuar në një prej rubrikave të E Diell këtë të diel. Ai nuk arriti t’i shpëtonte pyetjes se si ishte marrëdhënia e tij me Roza Latin, pas ndarjes së tyre të bujshme.

Emri i tij është përmendur disa herë nga moderatorja gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP 3.

Argjira: Nëse shiheni në rrugë a përshëndeteni?

Stine: Nuk flasim fare, kemi qenë shokë, por edhe në shoqëri nuk funksionojë, nuk flasim. Tani jam liru me fol se më para s’flisja në intervista.

Roza në BBV 3 tregoi për të kaluarën e saj me Stinen, teksa tha se dikur e ka vuajtur shumë lidhjen e saj me një të famshëm, e cila ka qenë edhe romanca e saj e parë.

Dikur kam qenë e lidhur me një të famshëm, kam provuar anë të shëmtuar të famës. Por s’do e provoja kurrë sërish me një të famshëm! E kam vuajtur kur kam qenë në lidhje me një të famshëm, u ndava. Kam qëndruar tre vite me të. Ka qenë lidhja ime e parë edhe artistët tanë kanë nevojë për vëmendje” – është shprehur Roza.

revista.one/