Nuk i dha dorën babait të Loredanës, Jozi: Doja t’i këndoja: ‘Pse po më qortoni, zotëria juaj?’

Nuk i dha dorën babait të Loredanës, Jozi: Doja t’i këndoja: ‘Pse po më qortoni, zotëria juaj?’

January 29, 2025 0

Takimi i Prime-t të kaluar, mes Loredanës dhe babait të saj dhe këtij të fundit me Jozin, duket se kanë “tronditur” të dy banorët.

Ai u shpreh se nuk donte t’i shihte të dy ata bashkë, gjë që u komentua kështu nga banorët:

Loredana: Mund të ketë qenë dhe se nuk e kanë pëlqyer Jozin deri tani, ashtu siç nuk më ka pëlqyer e mua. Kur logjikoj me mendje, e di që shumë aspekte te Jozi nuk ma kanë mbushur mendjen. Dhe në tërësi dhe në raport me mua, kemi shumë probleme. Nëse vazhdon kështu, unë do ndjej lodhje. Do kisha pretenduar nga Jozi, që atë natë të ishte sjellë ndryshe. Të paktën të kishte theksuar që ky e ka serioz këtë muhabet dhe të kërkonte falje në disa momente.

Jozi: Doja të shprehesha në një mënyrë tjetër, por nuk e bëra sepse mu kujtua Loredana. Doja t’i këndoja këngën: ‘Pse po më qortoni, zotëria juaj?’. Mendova mos do më ngatërronte me këto të serenatave. I kam kuptuar ato gabimet e mia dhe po mundohem të reflektoj. Unë mendoj që mentaliteti i babait të Loredanës ndikon te situata jonë, por është edhe ajo që një prind për vajzën e vetë mundohet t’i parandalojë disa gjëra.

Loredana: Mentaliteti është një përqindje shumë e vogël, por s’mendoj se është ajo.

Jozi: Një prind mund të mendojë se situata do shkojë më larg dhe nuk e duan atë gjënë.

Arbër Hajdari: Si nuk shkove t’i jepje dorën? Në një takim të tillë, e kemi pasur të gjithë një takim të tillë, a nuk do ishte normale që ta bëje një komunikim me të atin, që me vajzën e tij e ke seriozisht? T’i jepje një lloj respekti, por edhe besimi. Nuk mund t’i thuash që t’i këndoje një këngë. A je në terezi ti apo jo?

Jozi: Duke parë situatën e babait të Loredanës, do të ishte e kotë që të përpiqesha. As Loredanën nuk e kisha në krah dhe nuk ishte dita e fejesës ajo.

revista.one/