“Nuk i llogaris të dy”/ Efi bisedon me Bledin për Kiara-Luiz
April 6, 2023Pas Gertit, Efi bisedoi edhe me Bledin për të njëjtën temë, zënkën që ajo pati me Kiarën dhe Luizin.
Bledi e këshilloi atë që të fliste me Kiarën dhe t’i thotë që çfarë do që kanë lënë pezull jashtë, ta bisedojnë kur të dalin nga shtëpia dhe të mos merren më me këtë çështje brenda në shtëpi.
Efi u shpreh se që natën që u fut në shtëpi, ndjeu një siklet, i cili u rëndua akoma më shumë kur Kiara dhe Ronaldo e gënjën sy më sy.
Ajo u shpreh se nuk e llogarit më as Kiarën dhe as Luizin, pasi ata të dy e mashtruan, nuk e respektuan dhe e hodhën poshtë atë.
Efi shtoi se ka një pikëpyetje për sjelljen e Luizit dhe sipas saj, Kiara i ka dhënë atij një mesazh të gabuar, ç’ka ndryshoi menjëherë sjelljen e tij.
Efi u shpreh se Kiara nuk ka me çfarë të kapet dhe debaton kot, pa argumenta.
Duke biseduar me Bledin, Efi me të qeshur kërkoi që të kthehej Kiara e vjetër, sepse sipas saj, rihyrja e saj në Big Brother e ka ndryshuar atë totalisht.
Efi shtoi se pardje gjatë debatit kishte aritmi, por nuk e shprehu me askënd, pasi nuk donte të dukej sikur po viktimizohej nga gjithë diskutimi i ashpër që pati me Luizin dhe Kiarën.
Bledi i tha Efit se ankthin duhet ta flasësh gjithmonë me të tjerët, që ta kalosh, pasi nëse nuk hapet me askënd, rëndohet akoma më shumë gjendja.