‘Nuk jam mësuar të mbaj akullore në dorë’, Taulanti e katranos në takimin me Alvisën

‘Nuk jam mësuar të mbaj akullore në dorë’, Taulanti e katranos në takimin me Alvisën

September 9, 2021 0

Ajo ka studiuar në Fakultetin e Ekonomisë por i pëlqen së tepërmi të merret me sport.

Alvisa është konkurrentja e re në ‘Për’Puthen’ që njëkohësisht plotëson pesëshen e vajzave që janë në këtë emision për të gjetur partnerin e tyre të ëndrrave.

Alvisa, 25 vjeç, është nga Vlora dhe aktualisht menaxhon biznesin e saj dhe që në hyrje të saj ja arriti ‘të ndezë gjakrat’ në studio mes djemve.

Që në fillim ajo trazoi ujërat në program, sepse pjesa më e madhe e djemve të pranishëm i shprehën menjëherë pëlqimin. Po ashtu ajo zhvilloi një takim 4 minuta me Taulantin, që në fakt shkoi si mos më keq. Taulanti u shpreh shumë i emocionuar para Alvisës dhe nuk arriti të tregonte shumë nga vetja.

Me shumë mundim ata arritën të plotësonin 4 minutëshin e takimit dhe u dukën mjaft në siklet përballë njëri-tjetrit. Megjithatë në fund të takimit Taulanti i puthi dorën Alvisës dhe lanë mundësinë për një takim tjetër pasi të çlirohen nga emocionet.

Emocionet e forta e bën këtë të fundit që nga turpi se kishte përballë një vajzë aq të bukur nuk dinte as çfarë fliste.

Taulanti: Kam çik turp, të kemi gjithë këtë femër përballë do kem turp

Alvisa: Na vure në siklet tani

Taulanti: Do e kalojmë bashkë. Hobi im është palestra dhe unë punoj berber në sallonin tim. I ke super flokët. Jam çmend pas teje.

Alvisa: Deklaratë e fortë kjo!

Madje, Taulanti e katranosi takimin 4 minutësh, pas një komenti epik që bëri studion të shpërthejë në të qeshura.

“S’jam mësuar të mbajë akullore në dorë”, tha ai nga emocionet duke iu referuar mikrofonit që mbante në dorë.

revista.one/