“Nuk kam pasur mëshirë në lojë”/ Deklarata e parë e Gjestit: Gati për kapitullin e ri…

“Nuk kam pasur mëshirë në lojë”/ Deklarata e parë e Gjestit: Gati për kapitullin e ri…

April 21, 2025 0

Gjesti ka dhënë deklaratën e parë pasi u shpall fituesi i edicionit të katërt të “Big Brother VIP për Top Channel, pasi u shpall fituesi i edicionit të katërt të “Big Brother VIP”. jesti ka dhënë deklaratën e parë për Top Channel, pasi u shpall fituesi i edicionit të katërt të “Big Brother VIP”.

Teksa ka bërë falenderimet e tij, u shpreh se ka luajtur shumë fort për të arritur fitoren e BBV, teksa ka përmendur vështirësitë e kaluara brenda shtëpisë.

Gjestri tregoi planet pas përfundimit të programit, teksa tregoi dhe se si do të vazhdojë marrëdhënia e tij me Eglin.

“Kur kam dalë nga BBVK, e dija që më është bërë diçka e padrejtë. Kur më thirrën për të ardhur këtu, kam menduar që është shaka, deri në momentin që më janë hapur dyert atëhere kam thënë që po mund ta bëj. Kam luajtur fort, kam parë për t’i nxjerrë të gjithë jashtë.

Nuk kam pasur mëshirë për t’i nxjerrë jashtë ata, sepse ata nuk kanë pasur për mua. E falënderoj veten shumë që kam duruar këto gjëra që nuk i kanë përballuar të tjerët, kam duruar edhe prekjet fizike. Faleminderit Zotit, familjes e publikut. Ndoshta nuk kam qenë shembulli, por faleminderit shumë. Presim shumë muzikë, nuk kam për tu ndalur kurrë, shumë punë dhe besoj që më shumë keni për të më dashur ashtu siç ju dua unë.

Teksa ka bërë falenderimet e tij, u shpreh se ka luajtur shumë fort për të arritur fitoren e BBV, teksa ka përmendur vështirësitë e kaluara brenda shtëpisë.

Unë i kam thënë Eglit edhe brenda, që nuk kam diçka me të, nuk e shoh, por unë kam për të vazhduar jashtë, të shohim deri ku do shkojë. Unë jam i njëjti, nuk e gënjej dot. Ia them edhe jashtë këto fjalë”, tha Gjesti.

Ndërkohë në rrjetet sociale, Gjesti ka falënderuar sot të gjithë për mesazhet, dashurinë dhe përkrahjen në këtë rrugëtim.

Postimi i plotë i Gjestit:

“Po dalë prej një eksperience që nuk do ta harrojë kurrë. Nuk e kam ditur që jashtë atyre mureve ka me më prit kaq shumë dashuri.

Po ndihem shumë i bekuar.

S’e kam dit që jashtë atyre mureve ka me m’prit kaq shumë dashni. Jom tu u ndi shume i bekum. Faleminderit për krejt mesazhet, dashnine dhe përkrahjen që ma keni dhon. Jom shumë mirënjohës edhe ju du pafund.

Në fund të mesazhit, këngëtari pejan la të kuptohej se është gati për një fillim të ri, duke premtuar se nuk do ta harrojë kurrë dashurinë e treguar ndaj tij.

Ky reagim emocional vjen vetëm pak ditë pas fitores së tij në BBVA4, një nga sezonet më të ndjekura dhe më të komentuara, ku Gjesti rrëmbeu çmimin e madh prej 100 mijë eurosh dhe zemrat e mijëra shqiptarëve.

revista.one/